Misioni kundër piratëve | Gjermania | DW | 18.12.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Misioni kundër piratëve

Bundestagu zgjati të enjten (17.12.) mandatin e Bundesverit për misionin 'Atalanta' të Bashkimit Evropian për luftimin e piraterisë në Kepin e Afrikës. Gjermania merr pjesë në këtë mision me një fregatë dhe 240 ushtarë

default

Fregata F 207 Bremen niset nga baza e marinës në Wilhelmshaven për t'iu bashkangjitur misionit ATALANTA.

240 ushtarët gjermanë në fregatën 'Bremen' do t'i kalojnë sivjet krishtlindjet në temperaturë prej 30 grad Celzius në Oqeanin Indian. Ata janë pjesë e misionit të BE-së "Atalanta", i cili ka për qëllim të bëjë më të sigurta rrugët detare në Kepin e Afrikës.

EU-Mission Atalanta

Ushtarë të marinës gjermane

Një vit pas fillimit të këtij misioni, shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle (FDP), bëri një bilanc pozitiv në Bundestag. Janë zbrapsur disa sulme të piratëve ndaj anijeve tregtare, përveç kësaj anijet e Programit Botëror të Ushqimit arritën që të padëmtuara të dërgojnë ndihmat e tyre në Somali.

"Bëhet fjalë për mbrojtjen tonë, bëhet fjalë për mbrojtjen e anijeve tona, vijave tona tregtare, por bëhet fjalë po aq për mbrojtjen e njerëzve në Somali, që ndihmat humanitare të mbërrijnë deri tek ata".

Këto ndihma humanitare kanë qenë baza jetësore për mbi tre milionë njerëz në Somali, tha Thomas Kossendey (CDU), sekretar i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Thomas Kossendey CDU Porträtfoto

Thomas Kossendey CDU

"Prej fillimit të operacionit njësitë e misionit Atalanta kanë zbrapsur me sukses më shumë se 120 sulme të piratëve. Mbi 70 piratë janë dorëzuar për ndjekje të mëtejshme penale në Kenia. Dhe unë besoj që rënia e numrit të sulmeve, që përfundojnë me sukses, është një dëshmi se ne kemi punuar atje si duhet".

Niema Movassat

Niema Movassat, E Majta

Megjithatë nuk mund të pritet ndonjë çudi e madhe nga vetëm 30 anije, ka theksuar politikani kristiandemokrat. Zona e misionit në Kepin e Afrikës është aq e madhe, saqë nuk mund të vëzhgohet çdo pjesë e saj, kështu që piratët ndërkohë operojnë në largësi më të mëdha nga bregdeti somalez. Për Partinë 'E Majta' kjo dëshmon se misioni është i padobishëm. Niema Movassat e arsyetoi me këto fjalë 'jo-në' e grupimit të tij parlamentar:

"Sipas Zyrës ndërkombëtare për lundrimin e anijeve është rritur numri i sulmeve të piratëve megjithë praninë ushtarake. Piratët i kanë zgjeruar sulmet e tyre në rajon dhe janë bërë edhe më të dhunshëm. Spiralja e dhunës zgjerohet me rritjen e pranisë ushtarake".

Tek kjo prani ushtarake bën pjesë edhe kontributi gjerman në kuadër të operacionit Enduring Freedom - (Liria e Qëndrueshme), një mision tjetër i marinës po ashtu në Kepin e Afrikës. Në marrëveshjen e koalicionit qeveria e re gjermane premton se do të shqyrtojë paralelisht këto mandate dhe mundësisht do të pakësojë numrin e tyre. Megjithatë aktualisht nuk bëhet fjalë për kurrfarë reduktimi për çka edhe kritikojnë ekologjistët. Folësit nga të gjitha grupimet parlamentare theksuan edhe nevojën e luftimit të shkaqeve të piraterisë, jostabilitetin politik dhe dhunën në Somali si dhe gjendjen e rëndë të popullsisë.

Autor: Nina Werkhäuser/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 18.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L7Op
  • Data 18.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L7Op