1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Misioni i UNMIK-ut në Kosovë dhe misioni i ri BE-së EULEX arritën një marrëveshje teknike

Kjo s'është një marrëveshje politike për përgjegjësitë e këtyre dy mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë, por ka të bëjë vetëm me ndihmën logjistike për EULEX-in.

Kryetari i EULEX-it, Yves de Kermabon

Kryetari i EULEX-it, Yves de Kermabon

Administrata e Kombeve të Bashkuara, UNMIK dhe misioni i BE-së për polici dhe drejtësi, EULEX, nënshkruan një marrëveshje, si thuhet teknike, me të cilën UNMIK-u, fillon bartjen e aseteve tek misioni EULEX, mirëpo, nuk bëhet fjalë për ndonjë marreveshje politike. Me herët vetë zyrtarët e lartë të UNMIK-ut, thanë se marrëveshja do të jetë një "memorandum mirëkuptimi", ku do të definohen kompetencat ndërmjet UNMIK-ut dhe EULEX-it, mirëpo, tash nuk pohohet kjo gjë.

Një nga zëdhënësit e UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, thotë se bëhet fjalë për një marrëveshje të karakterit teknik e cila nuk ka të bëjë me marrëveshje politike, pasi që sipas tij, ky aranzhim ka të bëjë vetëm me ndihmën logjistike për misionin e ri të BE-së, që do të vendoset në Kosovë. Qeveria e Kosovës nga ana e saj, e vlerëson nismën e UNMIK-ut që të mbështesë në mënyrë logjistike misionin e ri të BE-së, EULEX, ndërsa, pret që UNMIK-u shumë shpejtë të bartë edhe përgjegjësitë ekzekutive tek institucionet e Kosovës.

"Të gjithë jemi pajtuar me procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut. Ne do të kemi bashkëpunim edhe me misonin e ri të BE-së, EULEX. Roli i UNMIK-ut ka qenë për tu vlerësuar në tetë vitet e shkuara dhe është për t'u vlerësuar edhe roli i OKB-së, në mbështetje të Republikës së Kosovës. Çdo transformim apo rikonfigurim i UNMIK-ut që do të ndodhë në ditët e ardhshme, do të thotë fuqizim i institucioneve të Republikës së Kosovës", thotë kryeministri Thaçi.

Fillimi i rikonfigurimit të UNMIK-ut

Arritja e marrëveshjes teknike ndërmjet UNMIK-ut dhe EULEX-it për bartjen e aseteve tek misioni i BE-së për polici dhe drejtësi, shënon fillimin e rikonfigurimit të UNMIK-ut. Procesi i rikonfigurimit të UNMIK-ut është pjesë e planit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, proces që duhet të përfundojë më së largu deri në vjeshtë, të këtij viti. Misioni për polici dhe drejtësi i BE-së, pritet të shtrihet në tërë teritorin e Kosovës dhe do të ketë mbi dy mijë pjestarë. UNMIK-u, megjithatë do të mbetet në Kosovë, mirëpo me një staf shumë të reduktuar.

  • Data 18.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F0H0
  • Data 18.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F0H0