1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Misioni i Rykerit përfundon

Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, përfundon mandatin e tij në Kosovë edhe shefi i deritashëm i UNMIK-ut, gjermani, Joakim Rycker. Ky i fundit konfirmoi se së shpejti do të largohet nga Kosova.

Joachim Rücker

Joachim Rücker

Shefi i UNMIK-ut Joakim Rycker, do të largohet nga Kosova. Këtë e ka konfirmuar vetë Joakim Rycker, pas një takimi që zhvilloi me dyer të mbyllura me përfaqësuesin civil ndërkombëtar, Peter Faith, presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaqi.

Joakim Rycker, u tha shkurt gazetarëve se sonte në mbrëmje, ai do ta ketë një darkë lamtumire, duke mos pranuar më të flasë për këtë çështje. Joakim Rycker, ka dy vjet që është në krye të administratës ndërkombëtare. Megjithë largimin e tij nga Kosova, Rycker tha se, për sa kohë që Rezoluta 1244 e KS-it është në fuqi, OKB ka një rol për ta luajtur në Kosovë. Mirëpo, ai tha se, UNMIK-u do t'i përshtatet rrethanave të reja në Kosovë dhe kjo është konfirmuar edhe në letrën që dërgoi në Prishtinë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun, i cili konfirmoi se UNMIK, do t'i nështrohet një procesi rikonfigurimi. Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, UNMIK-u, do të bartë shumë përgjegjësi tek institucionet e Kosovës dhe tek misioni ri i BE-së, EULEX. Megjithatë, misioni i UNMIK-ut do të qëndrojë në Kosovë dhe do të ketë një udhëheqës të ri. Në mediat e këtushme ka kohë që shkruhet se diplomati Italian Lamberto Zannieri, është emri më i mudhshëm që do ta drejtojë UNMIK-ut edhe për një kohë. Së bashku me zotin Rycker, nga Kosova do të largohet edhe zëvëndësi i tij, amerikani, Lary Rosin. Sidoqoftë, akoma mbetet e paqartë se në cilat fusha administrata e kombeve të bashkuara, do të luaj rotin e vet. Me gjasë UNMIK-u, do të jetë më aktiv edhe për një kohë ne venbanimet serbe të cilat nuk e njohin Kushtetutën e Kosovës dhe misionin e ri të BE-së, EULEX. UNMIK-u sipas analistëve do të jetë një urë lidhëse ndërmjet përfaqësuesve serb dhe misionit të BE-së, në mënyrë që pjestarët e komunitetit serb gradualisht të integrohen në shoqërinë kosovare dhe pjestarët e misonit të BE-së të operojnë edhe në vendbanimet serbe.

  • Data 16.06.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKTB
  • Data 16.06.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKTB