1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Misioni i BE-së nuk ia del dot mbanë luftimit të korrupsionit

Kritikë nga Enti Evropian i Revizionit ndaj misionit të BE-së për shtet ligjor në Kosovë: Krimet dhe korrupsioni janë ende pjesë e jetës së përditshme. Komisioni Evropian do të veprojë dhe shpreson për progres.

Jo eficient sa duhet: Kaq i kthjellët është gjykimi i Entit Evropian të Revizionit (ECA) në lidhje me misionin e BE-së në Kosovë për shtet ligjor, shkurt EULEX. Nga një raport i këtij autoriteti, i publikuar të martën (30.10.2012), del se në Kosovë vazhdon të ketë një shkallë të lartë krimesh dhe korrupsioni. "Sipas njohurive tona policia për shembull nuk arrin ende të merret me krimet financiare të rënda si pastrimi i parave", thotë Gijs de Vries, anëtar i ECA-së. "Ka shpesh ndikim politik mbi drejtësinë dhe policinë." Më shumë se 3,5 miliardë euro kanë shpenzuar BE-ja dhe shtetet e saj anëtarë për ndihmën e tyre në Kosovë prej 1999-s.

Former Dutch Deputy Interior Minister Gijs de Vries is shown in this March 22, 2002 file photo made in Arnhem, Netherlands. EU diplomats said on Thursday March 25, 2004 that they would likely approve the appointment of de Vries to the newly formed post of EU anti-terrorism coordinator. (AP Photo/Peter Brom) ** NETHERLANDS OUT **

Gijs de Vries

Për progresin e kufizuar në vend revizorët e entit nuk bëjnë përgjegjës vetëm EULEX-in, po edhe kushtet e vështira në terren dhe autoritetet kosovare. "Ato nuk bëjnë sa duhet, për të fuqizuar shtetin ligjor në vend", thotë de Vries. Mirëpo edhe Bashkimi Evropian duhet të angazhohet më fort, shton ai, për shembull në dialogun politik. Për këtë arsye ECA-ja këshillon ndër të tjera që ndihma në Kosovë të gërshetohet më mirë me nevojat e sigurisë të BE-së. Vitet e fundit është futur kontrabandë në BE nga Ballkani Perëndimor një numër rritje njerëzish, thekson ECA-ja. Reagimi politik ndaj kësaj situate mungon, shton ajo.

BE-ja ka ndër mend të veprojë sipas këshillave

Sipas autoritetit të kontrollit duhet të ketë gjithashtu më shumë shtysa për Kosovën, që kjo ta përmirësojë gjendjen e shtetit të saj ligjor. "Heqja e vizave mund të jetë një shtysë e tillë. Mirëpo kjo është e lidhur me 96 kushte dhe për këtë arsye nuk është shumë efektive, për të motivuar për reforma të mëtejshme.", mendon revizori de Vrijs.

Komisioni Evropian reagoi ndaj raportit sikur i është mbushur mendja. "Ne e konsiderojmë vlerësimin e Entit të Revizionit si shumë të rëndësishëm dhe do të veprojmë sipas këshillave të tij", tha për Deutsche Welle-n një zëdhënës i Komisarit për Zgjerimin Štefan Füle. Disa prej udhëzimeve po zbatohen tashmë, tha zëdhënësi Peter Stano. Për shembull po punohet në dialogun politik midis Kosovës dhe Serbisë, tha ai. Catherine Ashton i pati afruar kryetarët e qeverive të të dy vendeve, Hashim Thaçi und Ivica Dačić jo më larg se mesi i tetorit në Bruksel. Aktualisht e Ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme gjendet në turne në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën (31.10.2012) edhe në Kosovë.

Kosovo's Prime Minister Hashim Thaci walks alongside U.S. Secretary of State Hillary Clinton (R) and EU Foreign Policy Chief Catherine Ashton (L) prior to a meeting at the Prime Minister's Office in Pristina October 31, 2012. Clinton's three-nation Balkan trip, probably her last before stepping down early next year, represents her final effort to settle some of the legacies of the bloody break-up of federal Yugoslavia in the 1990s, when her husband Bill Clinton was president. REUTERS/Saul Loeb/Pool (KOSOVO - Tags: POLITICS)

Clinton dhe Ashton me Thaçin në Kosovë

Para së gjithash në veri të vendit ka vazhdimisht konflikte të dhunshme. Arsyeja për këtë janë tensionet midis popullsisë në pjesën më të madhe serbe dhe organeve qeveritare nën drejtim shqiptar. Por Komisioni thekson edhe sukseset e deritanishme në vend. Nëpërmjet misionit të BE-së është arritur të zbardhen deri tani 300 çështje penale dhe civile.

Pa ndihmë ndërkombëtare nuk bëhet

Sipas Stano-s Komisioni dhe raporti i ECA-së dallojnë një problem të madh te autoritetet kosovare. "BE-ja ndihmon me kënaqësi, mirëpo fillimisht duhet të veprojnë personat përgjegjës në Prishtinë, edhe për të zgjidhur problemet në veri." Në këtë mes gjithçka ka të bëjë me shtetin ligjor. "Ai duhet të jetë në qendër, sepse ai është pjesë e vlerave thelbësore të BE-së dhe ka efekt të drejtpërdrejtë te njerëzit", thotë Stano. Për të vepruar kundër korrupsionit dhe kriminalitetit EULEX-i punon prej më shumë se katër vjetësh në Prishtinë. Policë, prokurorë dhe gjykatës duhet të ndihmojnë në futjen e standardeve demokratike dhe në luftimin e krimeve. Misioni i BE-së mbështetet ushtarakisht prej trupës së paqes të NATO-s, KFOR.

Mbështetja ndërkombëtare nëpërmjet OKB-së, NATO-s dhe EULEX-it në Kosovë është thelbësore, thotë Dušan Reljić i Institutit Gjerman për Politikën dhe Sigurinë. Këtu nuk janë prishur para pa dobi, thotë ai. Për ekspertin e Ballkanit ish-Jugosllavia mbetet një fokus krize. "Gjendja në terren vazhdon të jetë aq e paqëndrueshme saqë (veçanërisht në Kosovë dhe në Maqedoni) situata mund të degjenerojë brenda një kohe të shkurtër në një konflikt të hapur."

Për Reljić-in problemi themelor është që luftimi i kriminalitetit prek edhe pushtetmbajtësit vendas. Kësisoj ulet gatishmëria e klasës politike për të bashkëpunuar me ekspertët ndërkombëtarë, shton. Aq më i rëndësishëm është raporti i ECA-së i publikuar tani, vijon Reljić: Ai tregon gjithashtu se EULEX-i bën progres, megjithëse me hapa të vegjël.

  • Data 31.10.2012
  • Autor Astrid Wulf / Elert Ajazaj
  • Fjalët kyç Kosova, BE, EULEX
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16ZxQ
  • Data 31.10.2012
  • Autor Astrid Wulf / Elert Ajazaj
  • Fjalët kyç Kosova, BE, EULEX
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16ZxQ