1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Misioni i Ban Ki Munit në Lindjen e Mesme

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) filloi të mërkurën (14.01.) një mision disaditësh në Lindjen e Mesme. Ai kërkoi edhe njëherë armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

default

Egjipti stacioni i parë i vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Lindjen e Mesme

Eshtë e papranueshme që civilët të bartin pasojat e këtij konflikti, tha Ban në Kajro. Atje ai zhvilloi bisedime me presidentit egjiptian Husni Mubarak. "Unë e përsëris thirrjen time për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm", tha Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) në fillim të një konference shtypi në Kajro dhe lavdëroi iniciativën paqësore egjiptine, e cila ka krijuar bazën për një armëpushim të tillë. Sapo të pushojnë armët duhet të ndërrmirren hapat tjerë: "I pari dhe më i rëndësishmi është armëpushimi. Pastaj ne mund të flasim dhe të diskutojmë për ndihmat humanitare dhe rindërtimin si dhe për gjetjen e mekanizmave ndërkombëtarë për mbrojtjen e popullatës së Gazës përmes vëzhguesëve etj. Kjo është ende çështje e hapur. Në mënyrë që gjendja humanitare të jetë sërish stabile ne duhet të hapim të gjitha pikëkalimet kufitare në përputhje me marrëveshjen e vitit 2005".

Israelische Panzer nahe Gaza

Artileria izraelite në afërsi të Gazës


Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së po negocionte në Kajro me presidentin egjiptian Husni Mubarak dhe me Ministrin e Jashtëm Abul Gejt, ushtria izraelite vazhdoi sulmet e saj në Rripin e Gazës. I pyetur përse nuk shkon në Gazë për të krijuar vet një pasqyrë të gjendjes, Ban tha: "Unë jam shumë i pikëlluar kur mendoj për të gjitha ato viktima civile dhe disa mijëra të plagosur të cilët po vuajnë nga luftimet. Ndaj unë doja që të vizitoja edhe Gazën për të ndarë vuajtjet dhe mjerimin bashkë me Kombet e Bashkuara. Unë do të kërkoj edhe më tutje një mundësi për të shkuar personalisht në Gazë, por për momentin me të gjitha tensionet dhe rreziqet nuk e di nëse është e mundur një vizitë e tillë".


Të enjten (15:01) Ban Ki Mun takohet në Izrael me bashkëpuntorë të Kombeve të Bashkuara nga Rripi i Gazës. Ai lavdëroi misionin e tyre në ndihmë të popullatës palestineze, i icli po kryhet në kushte shumë të rrezikshme. Në Izrael Ban-it do t'i duhet ta kujtoj qeverinë e kryeministrit Olmert për Rezolutën e OKB-së për armëpushim: "Vendet anëtare të OKB-së janë të detyruara që të respektojnë rezolutat e KS të OKB-së. Ky vendim është i detyrueshëm dhe kur të takoj udhëheqjen izraelite do të kërkoj që ajo të ndërpres operacionet ushtarake, të garantojë një armëpushim dhe të angazhohet për ndihmat humanitare", tha Ban.

(EA/VFB)

  • Data 15.01.2009
  • Autor Esther Saoub
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GYtu
  • Data 15.01.2009
  • Autor Esther Saoub
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GYtu