1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mision vëzhgues i BE-së në Gjeorgji - Mbi takimin e ministrave të jashtëm të BE-së dhe ambasadorëve të NATO-s

Ministrat e jashtëm do të vendosin në Bruksel për dërgimin në Kaukaz të misionit të vëzhguesve. Misioni duhet të mbikqyrë tërheqjen e trupave ruse nga Gjeorgjia. Që tani është e sigurt se do të ketë shumë mosmarrëveshje.

Takimi BE-së për Gjeorgjinë

Takimi BE-së për Gjeorgjinë

Më në fund erdhi edhe sinjali nga Moska, sipas së cilit të dielën ka nisur tërheqja e trupave nga disa zona të Gjeorgjisë. Kjo i hap rrugën misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian. Ministrat e jashtëm japin sot, të hënën dritën jeshile për dërgimin e 200 vëzhguesve. Qëllimi i vëzhguesve të paarmatosur është mbikqyrja e armëpushimit.

Dmitry Medvedev dhe Nicolas Sarkozy

Dmitry Medvedev dhe Nicolas Sarkozy

"Jemi të gatshëm për dërgimin e një misioni të BE, me pjesëmarrjen edhe të vëzhguesve gjermanë, me qëllim stabilizimin e gjendjes," thotë Ministri i jashtëm gjerman, Frank Vater Shtajnamajer (Fran Walter Steinmeier).

George W. Bush dhe Mikheil Saakashvili, takim në Afgnanistan, 3 prill 2008

George W. Bush dhe Mikheil Saakashvili, takim në Afgnanistan, 3 prill 2008

Shtajnamajer shpjegon se në mision do të ketë 40 vëzhgues gjermanë. Mosmarrëveshjet më të mëdha ekzistojnë rreth zonës ku duhen dërguar ata. BE kërkon që ata të shkojnë edhe në Osetinë Jugore dhe në Abkazi, ndërsa Rusia është kundër, sepse e ka njohur pavarësinë e tyre. "Pa pëlqeimin e qeverive të atjeshme nuk mund të shkojnë misionet ndërkombëtare", thotë ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov. BE duket se për fillim do të pranojë këto kushtëzime dhe do të dërgojë vëzhgues vetëm në pjesët tjera të Gjeorgjisë. Presidenti i Francës Sarkozy nuk ka arritur ndonjë marrëveshje gjatë vizitës edhe për stacionimin e vëzhguesve në Osetinë Jugore dhe Abkazi. Kjo ka irrituar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer: "Në Moskë nuk mund të thuash se respektohet integriteti territorial i Gjeorgjisë dhe të mbash ndërkohë në territorin e saj qëndrojnë 6 apo 7.000 ushtarë. Këto gjëra nuk shkojnë bashkë. Nuk u kuptoj fare e besoj se mirëkuptim nuk do të ketë as BE."

Presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili, duke folur pas takimit me Nicolas Sarkozy dhe Jose Manuel Barroso në Gjeorgi, Tbilisi 8, shtator 2008

Presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili, duke folur pas takimit me Nicolas Sarkozy dhe Jose Manuel Barroso në Gjeorgi, Tbilisi 8, shtator 2008

Ndërkohë që BE sillet me kujdes ndaj qëndrimeve të Rusisë, NATO-ja është shumë më e qartë. Sot në Tbilisi mbahet takimi i ambasadorëve të Aleancës, megjithë kundërshtimet ruse. Është planifikuar edhe krijimi i një këshilli të përbashkët mes NATO-s dhe Gjeorgjisë. Jap de Hoop Scheffer rikujton konkluzionet e samitit të Bukureshtit: "NATO, presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare kanë thënë se Gjeorgjia dikur do të bëhet anëtare e NATO-s. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm."

Anëtarësimi i Gjeorgjisë mbetet e hapur. SHBA kërkojnë anëtarësimin, ndërsa Gjermania dhe Franca hezitojnë. Rusia kundërshton me të gjitha fuqitë, ndërkohë që Gjeorgjia prezencën e 7.000 ushtarëve në Osetinë Jugore dhe Abhazi, duhet ta kuptojë si paralajmërim.

DW.COM

  • Data 15.09.2008
  • Autor Kristoper Plas, Bruksel (HR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FIN0
  • Data 15.09.2008
  • Autor Kristoper Plas, Bruksel (HR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FIN0