1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mision i ushtrisë gjermane në Turqi ?

Nëse Turqia do t`i kërkojë NATO-s ndihmë ushtarake në kufirin me Sirinë, atëherë në mision do të marrin pjesë ushtarë gjermanë, thotë qeveria gjermane. Por jo të gjithë janë dakord në Gjermani.

default

Sistem mbrojtës, Patriot

Sipas njoftimeve të mediave, Turqia do t`i kërkojë zyrtarisht NATO-s stacionimin e sistemeve për mbrojtjen nga raketat patriot, për të mbrojtur territorin e saj nga sulmet e tjera, që mund të vijnë prej Sirisë. "Ne do ta kontrollojmë në mënyrë solidare një kërkesë të tillë dhe do t´i kthejmë përgjigje të shpejtë", tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maizière, në kuadër të takimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve të BE-së, që po zhvillohet në Bruksel. "Gjermania ka qenë 45 vjet me radhë një nga vendet, që ka marrë solidaritetin e Aleancës. Nëse vendet partnere do të na luten tani të marrim një masë të tillë, atëherë është e qartë se ne do i përgjigjemi hapur dhe me solidaritet", tha de Maizière më tej. Në këtë rast kemi të bëjmë me një "masë parandaluese dhe mbrojtëse brenda territorit të NATO-s". Shumë sinjale thonë se për një ndërhyrje të tillë do të jetë e nevojshme dhënia e mandatit nga parlamenti gjerman. "Ne do të përpiqemi ta marrim mandatin. Pavarësisht nga kjo në marrjen e vendimit do të marrë pjesë edhe parlamenti."

Ky qendrim u nënvizua edhe nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, në një konferencë për shtyp. "Pjesëmarrja e parlamentit do të jetë prezente, edhe nëse nuk do të ketë dhënie mandati." Në çfarë forme do të jetë pjesëmarrja e parlamentit, nëse do të jetë votim apo vetëm informim, nuk u tha. "Kjo do të ketë të bëjë me llojin e kërkesës", u përgjigj ai.

Raketenabwehr Radar Patriot Abwehr Raketenabwehrsystem Launcher Manöver Husum Raketenabwehrstaffel Tarnung

Sistem mbrojtës, Patriot

Partia e Liberalëve Demokratë, FDP, kërkon që në rastin e një ndërhyrjeje të mundshme të bëhet votimi në parlament. "Edhe nëse nga pikëpamja ligjore nuk është e nevojshme, ne duam që si parlament t`i japim një sinjal të fortë partnerëve tanë të Aleancës", tha sekretari i përgjithshëm i sagte FDP-së, Patrick Döring.

Opozita paralajmëron të mos merren vendime të përshpejtuara

Der Innenminister von Deutschland Thomas de Maiziere

Thomas de Maiziere

Socialdemokratët SPD paralajmërojnë të mos merren vendime të shpejta dhe kërkojnë informimin e gjithanshëm të parlamentit. "Turqia ka si partnere e NATO-s të drejtën të pretendojë për ndihmë, nëse territoret e saj, apo njerëzit sulmohen dhe kërcënohen seriozisht", tha kryetari i fraksionit të SPD, Frank-Walter Steinmeier.

Nëse kemi të bëjmë me një rast të tillë, duhet parë dhe duke patur parasysh gjendjen e rrezikshme në Lindjen e Mesme dhe të Afërt atëherë vendimi nuk duhet marrë lehtë. "Vetëm parlamenti mund të vendosë me këtë përgjegjësi."

"Ne duhet të shohim, që Turqia të na tregojë se është e rrezikuar konkretisht dhe realisht nga avionët dhe raketat siriane", tha menaxheri i fraksionit të SPD, Thomas Oppermann.

Edhe Të gjelbërit paralajmërojnë të mos merren veprime pa aprovimin e Kombeve të Bashkuara. "Çdo operacion ushtarak mbi territoret siriane pa marrë mandatin e OKB-së, nuk është i pranueshëm për Gjermaninë," tha kryetari i fraksionit të Të gjelbërve në parlament, Jürgen Trittin. Eksperti për çështjet e mbrojtjes së Të gjelbërve, Omid Nouripour paralajmëron që të mos "lejohet futja ushtarakisht në konfliktin e Sirisë, pa bazën e të drejtës ndërkombëtare". "Ndërhyrja me disa qindra ushtarë gjermanë me raketat patriot do të na çonte në rrëshqitje drejt ndërhyrjes në Siri."

,

Patrick Döring,FDP

"Jo ndërhyrje jashtë NATO-s"

Ministria e Mbrojtjes nuk është i të njëjtit qendrim. "Ndërhyrja nuk do të jetë jashtë, por brenda territorit të partnerëve të NATO-s," tha një zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Andreas Peschke. Synimi është "që të mbrohen territoret e një partneri të Aleancës nga rreziqet e jashtme". Për ndërhyrje jashtë territoreve të Aleancës do të pyeten Kombet e Bashkuara, tha Peschke më tej. Kjo do të ndodhte edhe në rast se Turqia kërkon vendosjen e një zone të ndalim- fluturimit në veri të Sirisë.

Madhësia e njësisë nuk është vendosur ende

Sistemi mbrojtës "Patriot" i koncernit amerikan të armatimeve, mund të përmbajë avionë, raketa balistike dhe raketa cruis. Krah Gjermanisë, ndër vendet e tjera të NATO-s, që zotërojnë sistem modern mbrojtës është Holanda.

NATO ka vendosur në vitin 2003 bateritë për sistemin Patriot në Turqi. Në atë kohë arsyeja ishte tensioni në rritje në kufirin me Irakun. Në atë kohë nga Gjermania u vunë në dispozicion vetëm pajisjet, ushtarët u dërguan nga Holanda.

Deutsche Soldaten warten in der Türkei

Ushtarë gjermanë në Turqi presin për të vazhduar për Afganistan

Sa ushtarë gjermanë do të duhet të marrin pjesë, nuk mund të thuhet ende, deklaroi zëvendës-zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Christian Dienst. Madhësia minimale për njësi është 85 ushtarë. Këtyre u shtohen edhe ushtarët për të ashtuquajturën periferi.