1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Mision i rrezikshëm

2 ushtarë gjermanë dhe pesë fëmijë humbën jetën nga një atentat vetëvrasës pranë qytetit Kundus në Afganistan. Dy ushtarë të tjerë janë plagosur. Shtypi i së martës për atentatin, të cilin e morën përsipër talibanët.

default

Ushtarë gjermanë të trupës ndërkombëtare ISAF në Afganistan

"Thüringer Allgemeine" shkruan


30 ushtarë të Bundesverit kanë lënë nderkohë jetën e tyre në Afganistan. Me dy ushtarët e fundit u vranë edhe pesë fëmijë. Rastësia apo ndoshta kureshtja i kishte çuar ata në afërsi të patrulllës në një nga rrugët kryesore të provincës Kundus. Asgjë nuk mund të dëshmojë më mirë se ky atentat, se kundër kujt drejtohet lufta e talibanëve. Ata synojnë të nënshtrojnë rajonin në Hindukush. Ashtu siç arritën të bëjnë prej territorit kufitar pakistanez në gjashtë vjetët deri në marshimin e aleatëve në vitin 2001. Ashtu si këta fëmijë të gjithë, që ndihmojnë në ndërtimin e një shteti, i cili pengon kthimin e sundimit radikal islamist, mund të bien viktima.



"Landeszeitung Lüneburg" shkruan


A duhet kuptuar atentati vetëvrasës i Kundusit si sinjal, që t´i përgjigjemi shqetësimit në popullsinë gjermane dhe të bëjmë thirrje për t´u larguar nga Afganistani? Jo. Akti terrorist është shkas për të shtruar pyetjen, e cila duhej shtruar për diskutim politik prej shtatë vjetësh. Përse luftojmë? Të pesë fëmijët afganë, të cilët atentatori tabilan i rrëmbeu me vete në vdekje, gjë për të cilën ai shpreson të shpërblehet me parajsën, ndihmojnë për të gjetur përgjigjen. Ne luftojmë në Hindukush për t´u dhënë të tjerëve shansin për një jetë në paqe dhe në liri. Paqja, të cilën ne e gëzojmë prej kohësh, nuk është gjendje normale e shoqërive njerëzore por është një përjashtim. Liria jonë u arrit nga ushtarët e vendeve të tjera. Ai që kërkon tani tërheqjen, lejon të realizohen llogaritë e njerëzve, për të cilët idetë janë biles më të shenjta se sa jeta.

Nga "Frankfurter Allgemeine Zeitung" citojmë


Eshtë pjesë e perfiditetit të atentateve vetëvrasëse, që ushtarët nuk mund të mbrohen thuajse aspak ndaj sulmeve të tilla dhe që ata që urdhërojnë këto atentate përfshijnë me vetëdije në to viktimat civile. Kështu mund të ndezin në mënyrë perfide konflikte ndërmjet ushtarëve të huaj dhe popullsisë vendase, megjithëse trupa ndërkombëtare ISAF, ka detyrë në fakt të kujdeset për sigurinë e afganëve. Sepse zemërimi i vendasve nuk drejtohet detyrimisht kundër atentatorëve, por kundër prezencës të të huajve, të cilët sipas tyre provokojnë sulme të tilla. Dhe sa më shumë ushtarëve të huaj t´u duhet të mendojnë për mbrojtjen e tyre, duke lëvizuar vetëm me automjete të blinduara(..) aq më e madhe bëhet distanca me vendasit (...)




  • Data 21.10.2008
  • Autor A V
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FdkF
  • Data 21.10.2008
  • Autor A V
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FdkF