1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mision i pamundur? UNMIK ndryshon qëndrim në lidhje me bisedat Prishtinë-Beograd

UNMIK-u që deri më tani është përpjekur të zgjidhë vetë problemet që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës, duke biseduar me Beogradin, po përpiqet që të ulë në tavolinën e bisedimeve edhe shqiptarët.

default

UNMIK, Prishtina

Të ndodhur përballë kundërshtimeve të vazhdueshme të udhëheqësve politikë kosovarë, administrata e Kombeve të Bashkuara, ndryshon qëndrim sa i përket bisedave me autoritetet e Beogradit. Që nga shpallja e pavarësisë UNMIK-u, është përpjekur vazhdimisht që të bisedojë me qeverinë e Beogradit, për zgjidhjen e shumë problemeve që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës, por pa rezultate.

Një synim i tillë është kundërshtuar nga udhëheqësit politikë kosovarë, të cilët thonë se UNMIK-u pas shpalljes së pavarësisë, nuk ka mandat që të bisedojë për Kosovën, me autoritetet e Beogradit. Prishtina zyrtare pranon që të bisedojë me Beogradin, por vetëm në cilësinë e dy vendeve fqinjë. Ky qëndrim natyrisht kundërshtohet nga autoritetet e Beogradit, të cilat nuk njohin pavarësinë e Kosovës.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko është shprehur se shefi i UNMIK-ut, inkurajon edhe angazhohet që në të ardhmën t'i sjellë në një tavolinë bisedimesh të dyja palët, shqiptarët dhe serbët. Me këtë qëndrim të UNMIK-ut, duket se pajtohet edhe qeveria e Kosovës, e cila thotë se zgjidhja e problemeve praktike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në të mirë të dy vendeve.

Ndërsa zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, thotë se Prishtina zyrtare gjithmonë ka pasur qëndrim të qartë në raport me shtetet fqinje. Kuqi: "Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me Serbinë për interesa të të dy vendeve. Për shembull, për integrime rajonale, për luftë kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimin ndërkufitar, por vetëm si dy shtete të pavarura", thotë zëvëndëskryeministri Kuqi.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, në planin e tij për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe problemet që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës të cilët kundërshtojnë pavarësinë, parasheh që palë në konsultime të jetë edhe Beogradi zyrtar. Temat që ai ka paraparë të bisedohen me Beogradin për të gjetur një zgjidhje, janë doganat, çështja e policisë serbe në Kosovë dhe ajo e gjykatave në veri të Mitrovicës. Por edhe gjashtë muaj pas pavarësimit të Kosovës, doganat dhe gjykatat në veri të vendit por edhe policët serbë, janë jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës.

  • Data 01.09.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F8fZ
  • Data 01.09.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F8fZ