1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Mision i pamundur"? - Delegacion afrikanoperëndimor tek Laurent Gbagbo

Në Bregun e Fildishtë mbajtësi i deritanishëm i pushtetit Gbagbo nuk do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare të diskutueshme. Tani një delegacion afrikanoperëndimor po përpiqet, që ai të ndryshojë qëndrim.

Mbajtësi i pushtetit në Bregun e Fildishtë Laurent Gbagbo.

Mbajtësi i pushtetit në Bregun e Fildishtë Laurent Gbagbo është i bindur se i ka fituar zgjedhjet.

Për shumë vetë është një "mision i pamundur" e megjithatë ata duan ta provojnë: presidentët e Beninit, Sierra Leones dhe Kepit të Gjelbër u takuan dje pasdite me Laurent Gbagbon. Synimi i tyre: ta shtyjnë Gbagbon, të japë dorëheqjen. Ata i ka dërguar ECOWAS-i, Bashkësia Ekonomike e Shteteve Afrikanoperëndimore. Organizata kërcënoi javën e kaluar me ndërhyrje ushtarake në rast se Gbagbo nuk e lironte vullnetarisht karriken. Pra këto nuk janë kushtet optimale për një bisedë të shtensionuar. Laurent Gbagbo tha para takimit:

"Supozoj, se do të më shpjegoni se si u zgjodh Ouattara dhe unë jo. As unë nuk dua kompromis. Unë dua të vërtetën."

Lider të Afrikës Perëndimore takohen me Gbagbon në një përpjekje ndëmjetësimi në vendin e kërcënuar nga lufta civile.

Lider të Afrikës Perëndimore takohen me Gbagbon në një përpjekje ndëmjetësimi në vendin e kërcënuar nga lufta civile.

Gbagbo dyshon në komplot kundërt tij

Dhe e vërteta është për Gbagbon e qartë. Ai është i sigurt, se është zgjedhur president prej ivorianëve dhe e shikon veten si viktimë të një përbetimi ndërkombëtar, të udhëhequr nga Franca. Një komplot, që ka si qëllim, t'ia dorëzojë drejtimin rivalit të tij Ouattara. Një njeri, i cili në dallim nga Gbagbo, gëzon besimin e Francës.

Ish-fuqia kolonialiste Franca ka marrë përsipër vërtet një rol udhëheqës në temën e Bregut të Fildishtë. Presidenti Nicolas Sarkozy ishte një nga të parët, që i bënë thirrje me fjalë të ashpra Gbagbos të jepte dorëheqjen dhe që vendosën sanksione kundër tij.

Kritika edhe nga Franca

Kritikë kundër këtij qëndrimi ka edhe në Francë. Ish-ministri për Evropën Pierre Moscovici:

"Në këtë temë Franca nuk duhet të dalë në vijën e parë të frontit. Sigurisht, ne kemi interesa në Bregun e Fildishtë, kemi ushtarë dhe shtetas francezë atje, por nuk është detyra jonë të ushtrojmë trysni mbi kreun e shtetit. Afrikanët duhet t'i rregullojnë vetë punët e tyre."

Ivorianët i druhen luftës civile.

Ivorianët i druhen luftës civile.

Kjo vlen doemos për rastin e një lufte civile, pasi Franca ka paralajmëruar tashmë, se do të qëndrojë larg ushtarakisht. 900 ushtarët francezë do të garantojnë vetëm sigurinë e shtetasve të tyre. Mbrojtja e popullsisë civile ivoriane u mbetet në këtë mënyrë rreth 9.000 ushtarëve helmetkaltër të OKB-së.

Që tani ivorianët po ikin nga frika prej dhunës në drejtim të vendeve fqinje. OKB-ja bëri të ditur, se ndërkohë 19.000 vetë kanë kërkuar strehim në Liberi. Një vend, i cili për vete ka pak vite, që e ka lënë pas luftën civile dhe që nuk është në gjendje të furnizojë siç duhet mijëra refugjatë. Edhe për këtë arsye kanë vajtur tre presidentët në Bregun e Fildishtë, sepse ata nuk druajnë vetëm një luftë civile në vendin fqinj. Ata kanë frikë edhe nga fluksi i refugjatëve në shtetet e tyre.

Autor: Marc Dugge / Elert Ajazaj

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 29.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zr3X
  • Data 29.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zr3X