1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Miratohet rezoluta për sqarimin e akuzave nga raporti i Dick Martyt

Në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës u debatua rreth raportit të ish-prokurorit zviceran Dick Marty, i cili akuzon disa prej krerëve të ish - UÇK-së për krime të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

default

Dick Marty në Këshillin e Evropës në Strazburg

"Nuk ka drejtësi pa zbardhjen e plotë të së vërtetës", deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, në paraqitjen e raportit të tij për krimet në Kosovë, liberali dhe ish-prokurori zviceran Dick Marty. Ai theksoi, se raporti i tij s'ka të bëjë fare me statusin e Kosovës apo me raportet mes Kosovës dhe Serbisë, por ka ta bëjë me të drejtat e njeriut.

Dick Marty akuzon në raportin e tij "grupin e Drenicës" të udhëhequr nga kryeministri i tanishëm në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi, për rrëmbimin e serbëve dhe shqiptarëve, trajtimin e tyre brutal, vrasjen, marrjen e organeve të tyre në Shqipëri dhe shitjen.

UCK

Ushtar i UÇK

Në debatet lidhur me këtë raport janë dëgjuar akuza të rënda për krimet e bëra gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Ndaj këtij raporti u paraqitën 21 amandamente, kryesisht nga Shqipëria, Turqia dhe Gjeorgjia. Por shumica e këtyre amandamenteve të cilat kërkonin balancimin e raportit nuk u miratuan. Në fund pro rezolutës votuan 169 ndërsa kundër ishin tetë europarlamntarë.

Anëtarët e delegacionit të Shqipërisë deklaruan se rapoti i Martyt është përpiluar me iniciativën ruse dhe me ndihmën e Serbisë. Qëllimi i raportit është publiciteti pa dëshmi konkrete si dhe ngritja e akuzave të pabaza kundër Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosovës, Shqipërisë dhe Hashim Thaçit, theksoi delegacioni i Shqipërisë. Eurodeputeti Kastriot Islami për Deutsche Wellen u shpreh se edhe vet Marty ka pranuar se fjala nuk është për dëshmi por për hamendësitë e tij.

Në Strazburg ku u mbajt seanca ishte edhe një delegacion i Kosovës i udhëhequr nga Xhavit Haliti. Ai edhe një herë hodhi poshtë akuzat duke i quajtur ato të pabaza dhe të papërgjegjshme. Akuza të ngjashme për krime në Kosovë janë ngritur më parë edhe prej ish-prokurores së Tribunalit të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, Carla del Ponte. Sidoqoftë, përfaqësuesit e parlamentit të Kosovës premtuan bashkëpunim të plotë në zbardhjen e të së vërtetës për këtë raport.

Dick Marty im Europarat

Dick Marty

Shefi i delegacionit të Serbisë në Këshillin e Evropës Dragolub Miçunoviq tha se raporti do të mundësojë zbradhjen e së vërtetës për krimet që kanë ndodhur në Kosovë. "Ne e dimë që korrupsioni dhe kriminaliteti janë armiqtë më të mëdhenj të demokracisë, theksoi ai duke shtuar: "E vërteta kërkon ndihmën e guximit, për të dalë në shesh. Me këtë rast, zoti Marty e ka ndihmuar të vërtetën."

Ndërsa eurodeputeti tjetër nga Serbia Millosh Aligrudiq, nga Partia Demokratike Serbe e Vojisllav Koshtunicës u shpreh se "në këtë raport flitet për krimet më brutale që janë bërë në Kosovë", për të cilat ai fajësoi kryeministrin e tanishëm të Kosovës Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i mbështeti në fund kërkesat për sqarimin e plotë të akuzave të paraqitura në raportin e eurodeputetit nga Zvicra Dick Marty. Në rezolutën e miratuar kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare, Kosova, Shqipëria dhe Serbia që të ndihmojnë hetuesinë për zbardhjen deri në fund e vërteta për pohimet lidhur me këto krime. Në konferencën përfundimtare për shtyp, Marty u shpreh se tani e ka radhën drejtësia. Jan-Charles Gardeto, i cili këtë të mërkurë, do të paraqesë një projektrezolutë për mbrojtjen e dëshmitarëve, tha se ata mund të kenë rolin kyç për zbardhjen e të së vërtetës. Sipas tij në vendet e ish-Jugosllavisë nuk ekziston një sistem i mirëfilltë i mbrojtjes së dëshmitarëve.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 26.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/102WW
  • Data 26.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/102WW