1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Miratimi i paketës së ndihmës për sektorin financiar

"Thüringer Allgemeine": "Se si do të realizojë shteti më shumë kontroll mbi sistemin bankar, kjo bën pjesë në misteret e kapitalizimit kazino të cilin askush nuk është më në gjendje ta kuptojë."

default

Kancelarja Merkel dhe ministrat Steinmeier e Glos gjatë debatit në parlament për paketën e ndihmës për sektorin financiar

Miratimi me procedurë të përshpejtuar nga parlamenti gjerman i paketës për shpëtimin e sektorit financiar, gjen sot jehonë në faqet e shtypit gjerman.


"General Anzeiger" tërheq vëmendjen se paketa e shpëtimit e planifikuar për 14 muaj mund të jetë e nevojshme për një kohë më të gjatë: "Siç treguan kurset e tejet të lëkundshme të aksioneve në bursa ditët e fundit, askush nuk e di se çfarë do të sjellin muajt e ardhshëm . Me ritme po aq zvarritëse sa u zhvillua kriza ka mjaft gjasa të zgjasë më shumë se 14 muajt për të cilët është planifikuar ndihma e shtetit për sektorin financiar. Ndoshta kjo parashutë do të jetë e nevojshme të mbetet e hapur dhe për këtë ndoshta duhet ndryshuar kufiri i borxhit shtetëror."


Ndërsa "Thüringer Allgemeine" kërkon më shumë kontroll në të ashtuquajturin kapitalizëm kazino:"Natyrisht thirrja i drejtohet në rradhë të parë bankave për të mobilizuar të gjitha mjetet për shpëtim. Por largimi i tyre nga realiteti ka marrë forma tejet të çuditshme gjatë xhonglimit me shuma që i afrohen buxheteve të shteteve. Ndryshe si mund të shpjegohet deklarata e shefit të Deutsche Bank, Josef Ackermann, se është i gatshëm të heqë dorë nga bonuset e shpërblimit? A beson ai vërtet se i ka merituar këto bonuse për merita të mëdha dhe po tregohet tani zemërgjerë duke hequr dorë prej tyre? Shteti vërtet i ka siguruar qytetarët se në këmbim të mjeteve fiskale me të cilat po përpiqet të shpëtohen bankat do të vërë rregull në këtë sistem të degjeneruar. Por se si do ta realizojë këtë kjo bën pjesë në misteret e kapitalizimit kazino të cilin askush nuk është më në gjendje ta kuptojë."


Së fundi shkëpusim nga komenti në "Stuttgarter Zeitung": "Ackermann-i i ri (fjala është për shefin e bankës private gjermane Josef Ackermann) shfaqet ndryshe në publik, më i thjeshtë, më i menduar dhe i ndërgjegjshëm për gabimet katastrofale që janë bërë në sektorin bankar. Nëse tani ai dhe kolegët e tij heqin dorë nga shpërblimet milionëshe që u takojnë sipas kontratave, ata natyrisht nuk do të varfërohen por japin kështu një shembull të vullnetit të mirë për opinionin publik dhe para së gjithash për klientët e bankave të cilët ndihen të mashtruar dhe druhen për kursimet e tyre. Ky shembull pritet të pasohet nga të tjerë sipas motos "kemi kuptuar". Kështu menaxherët shumë të paguar mund të dëshmojnë se nuk e kanë humbur plotësisht lidhjen me realitetin."


  • Data 18.10.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FcFu
  • Data 18.10.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FcFu