1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mirësevini në normalitet, Google!

Google do të quhet Alphabet. Vetëm ndryshim emri, apo fshihet më shumë pas tij? Koncerni, që dominon jetën tonë digjitale, bëhet pak më normal. Më shumë jo, mendon Henrik Bëhme.

Tani merrni të gjithë frymë thellë. Jo se gjatë natës është krijuar një botë e re. Edhe pse u ndje një dridhje në këtë, uh internet, ndërsa evropiani normal ishte ende në gjumë. Ajo që ka ndodhur është diçka krejtësisht normale. Një kompani i jep vetes një strukturë të re. Një gjë e tillë i përket jetës së përditshme të çdo firme, qoftë e madhe apo e vogël.

Kush do të mbijetojë, duhet të jetë në gjendje të ndryshojë.

Po, keni të drejtë: google nuk është një firmë normale. Google është dera e hyrjes në rrjet, google na çon nga A në B dhe na tregon, kur kemi mbërritur. Na tregon se ku bëhet piza më e mirë aty pranë. Google mbledh edhe gjurmët digjitale të këmbëve tona dhe bën një profil prej tyre. Të na ofrojë në këtë mënyrë gjëra, që nuk dinim se donim t'i blinim. Google do ta çojë internetin në skajet më të largëta të botës, nga bamirësia e pastër për tjetrin kuptohet. Google do të ndërtojë makinën vetëlëvizëse dhe me buxhetin saj financiar për rastet emergjente mund të blinte fare mirë Volkswagen-in. Dhe Google ka blerë mjaft firma, që ndërtojnë produkte të së ardhmes: termostate, që mund të kyçen një rrjetin e shtëpisë. Apo ilaçe, që zgjasin jetën tonë, me qëllim që ne të mund të përdorim googlen më gjatë. Që google bleu dikur edhe youtube është harruar pothuajse.

Ka ardhur koha për të dalë nga garazhi

Por në këto 17 vitet e fundit, që kur ekziston, firma është një dyqan i madh me mallra të përziera. 66.000 të punësuar, 66 miliardë dollarë amerikanë të ardhura. E gjitha jo shumë transparente.

Henrik Böhme

Henrik Böhme

Gjë që nuk i pëlqen fort bursës, dhe me sa duket nuk është e mundur të kontrollohet më nga dy themeluesit dhe shefat, Larry Page dhe Sergey Bryn. Pra, të gjithë firmës i hiqet një herë pluhuri, me Alphabet krijohet një kompani holding, nën çatinë e së cilës mund të ndahen më mirë zonat. Në një zonë, ku fitohet paraja dhe në një zonë, ku ajo shpenzohet. Ky është thjeshtë një vendim komercial dhe nuk vjen krejt papritur. Sepse edhe një sipërmarrje si goggle duhet të jetë në gjendje për të ardhmen. Kush thotë se është e vetëkuptueshme që google ka për të ekzistuar edhe pas dhjetë vjetësh? Ndoshta ekziston tashmë në Silicon Valley ndonjë sart-up, për të cilin ne nuk dimë asgjë, por që ka algoritme shumë më të mira se google, apo ide krejt të ndryshme për ndërlidhshmërinë e botës.

Jo, nuk ka ndodhur me të vërtetë diçka dramatike këtë natë. Google duhej të reagonte, për shkak se kërkimi në internet ka kohë që nuk është më makina e madhe fitimprurëse. Biznesi me reklamat zvogëlohet, buxhetet e reklamave zhvendosen në aparaturat mobile. Dhe atje facebook është thjesht më prezent se google. Këtë nuk mund ta pranojnë Page, Bryn dhe të tjerët në Mountain View. Alphabet është një etapë e re. Google, jo më falni Alphabet, është tani një firmë normale, një firmë me ambicie shumë të veçanta.