1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mirësevini në konfliktin e kurdëve në Gjermani

Në Gjermani jetojnë gati një milionë kurdë - shumë prej tyre mbështesin partinë PKK. Në Evropë kjo organizatë guarilase tregohet e paqtë. Por nëse do të vazhdojë të mbetet e tillë, kjo varet shumë prej konfliktit kurd.

Ismael iu bashkua PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) në Berlin. Organiaza, siç e quan ai PKK-në, e cila është klasifikuar prej Mbrojtjes Kushtetuese në Gjermani si një organiaztë terroriste - por që shumë kurdë e adhurojnë - lufton për të drejtat e kurdëve, thekson ai. Nëse e pyet direkt për PKK-në, atëherë Ismael mbështetet në tavolinën e dyqanit turk të dynerit, ku ndodhemi, në lagjen Kreuzberg të Berlinit dhe ul zërin. Ai nuk do ta thotë emrin e plotë dhe as nuk do që fotografia e tij të publikohet.

800.000 kurdë jetojnë në Gjermani, sipas të dhënave të Entit të Mbrojtjes Kushtetuese, ky komunitet përbën pjesën më të madhe të diasporës kurde në mbarë Evropën. Në Gjermani PKK-ja ka "një bazë shoqërore të rëndësishme", thotë Gülistan Gürbey, studieuese e shkencave politike në Univeristetin e Berlinit "Freie Universität". Mbrojtja Kushtetuese e përllogarit në afro 13.000 numrin e ithtarëve të PKK-së dhe tendeca është në rritje. Kurdët vijnë në Gjermani nga Irani, Iraku dhe Siria, por pjesa më e madhe nga Turqia. Atje për dekada me radhë ata janë përballur me politikën e asimilimit të detyrueshëm. Kush fliste gjuhën kurde apo u vinte fëmijëve emra kurdë mund të arrestohej - e kush ngrihej në mbrojtje të të drejtave të kurdëve, arrestohej pa një pa dy.

Në një shkollë të vogël fshati, një orë më këmbë larg shtëpisë së prindërve të Ismaelit, nxënësve çdo mëmëngjes u duhej të betoheshin, se janë turq. "Nëse flisnim gjuhën kurde, na rrihnin." Ai ngre supet nën xhaketën e zezë prej kadifeje. "Nëse asokohe do të kishte ekzistuar PKK-ja, edhe unë do të kisha dalë malve", thotë Ismael.

Donacione milionëshe nga Gjermani

Ismael do t'u ishte bashkuar guerilasve kurdë, të cilët në fillim të viteve 1984 nisën luftën e armatosur kundër shtetit turk. Ai studionte në Berlin, kur PKK-ja, që luftonte nga malet në Jug të Turqisë për krijimin e një shteti të pavarur socialist kurd u mposht brutalisht prej ushtrisë turke. Si rjedhojë ai nuk u bë luftëtar guerilas, por "simptizant", siç thotë ai vet i saj. Edhe sot e kësaj dite ai angazhohet në shoqatat kurde dhe merr pjesë nëpër demonstrata kundër ushtrisë turke. "Vetëm kaq", thotë ai. Sepse zyrtarisht po të bësh më shumë, do të thotë që të të duhet të dalësh në ilegalitet.

Kurdët duke demonstruar në Berlin, 4 nëntor 2004

Kurdët duke demonstruar në Berlin, 4 nëntor 2004

Në vitet 1990 lufta civile në Turqi arriti kulimin e saj. Me një valë sulmesh ndaj institucioneve, agjencive turisitike dhe dyqaneve turke në qytetet e mëdha gjermane konflikti i kurdëve u zhvendos në Gjermani. Pasuan proceset për ndalimin dhe klasifikimin e PKK-së si organizatë terroriste, jo vetëm në Gjermani, por në mbarë BE-në. PKK-së dhe aparatit të saj të propagandës i përkasin stacione televizive, gazeta dhe shoqatat kurde që verojnë në Evropë. Ato financohen nga donacionet e bashkësive kurde. Në Gjermani, mësohet nga qarqet e sigurisë në Berlin, PKK-ja çdo vit arin të marrë donacione në vlera milionëshe.

Ismael nuk i pranon akuzat. Natyrisht të rinjtë nga Gjermania edhe mund të shkonin maleve. "Kjo është normale, nuk mund ta ndalosh." Por, sipas tij, askush nuk rekrutohet në mënyrë aktive. Por si qëndron puna me donacionet? Ai bën një pushim të shkurtër. Të gjitha jepen vullnetarisht, askush nuk detyrohet. Ndoshta, shton ai, ndonjehërë edhe ka përpjekje për të ushtruar presion. "Por këta janë banditë, të cilët prezantohen në emër të PKK-së", thotë ai me bindje.

Edhe policia e Berlinit bën fjalë për raste të veçuara. Vitete fundit ndonëse ka pasur procese hetimore lidhur me përpjekje eventuale presioni nga PKK-ja, "këto kanë qenë raste shumë të veçanta", thotë një zëdhënës i policisë për DW. Procesi i fundit ka qenë pra pesë vjetësh.

Strategji e re

Gazetari Nick Brauns shkruan mbi një libër të trashë të vendosur mbi tavolinën e kuzhinës plot diell në shtëpinë e tij në Berlin. "A e njihni këtë libër? Kjo është vepra standard për PKK-në." Ai e ka përpiliuar atë para tre vjetësh. Para pak kohësh policia e sekuestroi librin gjatë një kontrolli në një shoqatë kurde. Ai mbledh supet: "Punë e mirë për marëdhëniet me publikun". Para 20 vjetësh gazetari, i cili sot punon për partinë e majtë, gjatë një demonstrate kundër luftës në Gjirin Persik, kontaktoi me PKK-në. Që nga ajo kohë ai angazhohet për çështjen kurde, shkruan broshura dhe i ka vizituar disa herë kapmet e PKK-së në malet e Turqisë. Bruns është i sigurtë, që vëzhgohet prej mbrojtjes kushtetuese. Brauns e konsideron si gabim ndalimin e PKK-së. Vitet e fundit PKK-ja është përpjekur ta përmirësojë imazhin në Evropë - dhe në mënyrë demonstrative tregohet e moderuar.

Abdullah Öcalan bën thirrje për armëpushim, 21 mars 2013

Abdullah Öcalan bën thirrje për armëpushim, 21 mars 2013

Një ndër anëtarët themelues të PKK-së, Muzaffa Ayata, thekson, se kuadrot e PKK-së japin udhëzime rigoroze për një sjellje legale dhe të paqtë. Por Ayata, i cili sot jeton në Shtutgart, e pranon, se nuk duhet përjashtuar, që kurdë të veçantë mund të provokohen. Ai tregon për kthesën që ka bërë PKK-ja më së voni qysh nga fundi i viteve 1990 me udhëzimin e udhëheqësit të saj, Abdullah Öcalan, e cili që nga viti 1999 ndodhet në burg në Turqi: Në vend të luftës për një shtet kombëtar të kurdëve tani shtrohen kërkesat për më shumë të drejta të kurdëve brenda Turqisë. Sepse vitet e fundit shumë kurdë në kërkim të punës janë zhvendosur në Stamboll dhe në qytete të tjera të mdha të Turqisë. Kjo e vështirëson krijimin e një shteti-komb. Kësaj i shtohen edhe lëshimet që ka bërë qeveria turke, si p.sh. duke lejuar televizione dhe shkolla në gjuhën kurde.

Koha për një rivlerësim të PKK-së?

PKK-ja e ka kuptuar, se lufta ushtarakisht tek e fundit nuk mund të fitohet, thotë Rainer Heider nga iniciativa "Freedom for Öcalan". Ndaj edhe strategjia ushtarake e PKK-së ka ndryshuar: me heqje dorë prej luftës dhe "çlirimit" të territoreve kurde në Jug të Turqisë, për të siguruar procesin politik.

"Deri tani kjo luftë e armatosur ishte okay", thotë Ismael. "Por tani ka ardhur koha për ta vazhduar luftën kryesisht me mjete politike." Me këtë ai ka parasysh bisedimet, të cilat zhvillohen qysh prej disa muajsh mes PKK-së dhe qeverisë turke. Qeveria premton më shumë të drejta për kurdët - PKK-ja nga ana e saj shpreh gatishnmëri për një tërheqje eventuale nga malësitë në Veri të Irakut madje deri edhe për çarmatimin e plotë. Në fund të marsit PKK-ja shpalli armëpushimin.

Syrien - syrische Kurden

Kurdët në Siri

Nëse paqja është e qëndrueshme, atëherë Gjermania duhet ta rishqyrtojë ndalimin e PKK-së, beson studiuesja e shkencave politike Gürbey. "Atëherë do të duhej t'i bëhej një vlerësim i ri i kësaj organizate." Sidoqoftë nga qarqet e sigurisë thuhet, se ky hap ende nuk shtrohet si opcion. Sepse edhe dikur janë bërë bisedime dhe është folur për armëpushim, por çarmatimi i plotë është ende shumë larg.

"Nëse përdoren armët, atëherë duhet të kësh mundësi edhe që t'i kesh ato në dorë", thotë Ismael: pra për t'u vetëmbrojtur. Ai nuk ka besim tek qeveria turke - dhe tërheq vëmendjen për Sirinë, ku një degë e PKK-së në zonën kufitare kurde në Irak lufton kundër regjimit të Assadit. Jo, ende s'ka ardhur koha, për t'i dorëzuar armët, e ardhmja është e pasigurtë. Vetëm atëherë kur kurdët të trajtohen si të barabartë, thotë Ismael, mund t'i jepet fund luftës.