1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mirëserdhët në Gjermani?

Ekonomisë gjermane i mungojnë forcat e specializuara. Prandaj ato kërkohen në vende të tjera. Por Gjermania shihet si vend që nuk është u lehtë për migrantët. Një "kulturë e re mirëseardhjeje" kërkon ta ndryshojë këtë.

default

Mirëserdhët në Gjermani

Një "valixhe mirëseardhjeje", një Smartphone-App dhe një këshillim personal para mbërritjes në Gjermani. Në këtë mënyrë të huajve do tu bëhet në të ardhmen më e lehtë migrimi. Valixhja përmban materiale informative, adresa të rëndësishme interneti dhe numra telefoni. Dhe takimi i parë në vendin e ri nuk do të jetë tek "autoritetet për të huajt", por tek "qendrat e mirëseardhjes".

Bashkimi i tyre me ofertat në internet, ishte një nga këshillat e bëra prej gremiumit të ekspertëve "Tavolinë e rrumbullakët e shoqërisë që pranon migrantët," që është marrë me zbatimin praktik të një kulture më të mirë mirësëardhjeje dhe që tregon tani rezultatet. Një synim tjetër është krijimi i mundësivë për këshillime personale në vendin e origjinës, me përfshirjen e institucioneve, që ndodhen atje si përshembull Instituti Göthë ose Dhomat e Tregëtisë.

Fachkräftemangel Integration Zuwanderung Facharbeiter

Mungesë forcash të specializuara në Gjermani

Më mirë për në Kanada ose Australi

Të gjitha grupet e migrantëve duhet të përfitojnë nga "Kultura e re e mirëseardhjes", thotë në bisedë meDë presidenti i Zyrës federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), Manfred Schmidt. Por duke patur parasysh mangësitë në industrinë elektrike ose në sektorin e teknologjisë së informacionit, duket se Gjermania kërkon të bëhet më shumë interesantë për për forcat e kualifikuara.

Megjithëse migrini në Gjermani i njerëzve që duan të punojnë është bërë tashmë më i lehtë, prapë nuk po shihet boom forcat të specializuara. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim (OECD) pese deri dbhjetë herë më shumë forca të specializuara shkojnë në vende si Australia, Danimarka apo Kanadaja më shumë së në Gjermani.

Sipas Manfred Schmidt kjo ka të bëjë me atë se për shembull Australia "ka shumë kohë që ëshët objektiv i migrantëve". Gjermania e kuptoi vetëm dhjetë vjet më parë që është vend migrantësh. Prandaj këtu ekziston më shumë nevojë.

Infografik Migranten im öffentlichen Sektor in Deutschland unterrepräsentiert

Migrantët pak të përfaqësuar në sektorin publik

"Tani duhet punuar për të sinjalizuar njerëzit që duan të vijnë, se janë të mirëseardhur," thotë Schmidt, "dhe se ne flasim me ta si me të barabartë." Kjo nuk duhet të vlejë vetëm forcat e kualifikuara, por edhe për refugjatët, atilkërkuesit, familjet e migrantëve. Teorikisht.

Të duruar dhe pa perspektivë

Nëse pyet migrantët a ndihen të mirëseardhur në Gjermani, atëherë përgjigjet që merren janë të ndryshme. Adil Abdelruhman ka patur përvoja jo të mira me autoritetet gjermane. Ai vjen nga Eritrea, familja e tij ka ardhur që në vitin 1980 në Gjermani. Abdelruhman ishte nëntë vjeç. Ai është rritur në Gjermani, ka shkuar këtu në shkollë dhe ndihet gjerman, siç thotë dhe vetë.

Ai është futur në Gjermani me pasaportë për refugjatë, e ka humbur atë dhe nuk ka patur mundësi të marrë tjetër, thotë ai. Ai ka bërë disa "budallallëqe" dhe tani është më status "i duruar", gjë që është e lidhur me kushte të caktuara. Përshembull ai nuk mund të largohet nga Landi i Rinit Verior- Vestfalisë.

Zenith Fotopreis 2011 Muslime in Deutschland

Zenith 2011 Çmim fotografie

Burokracia e tepruar, siç u thuhet shpesh autoriteteve gjemane, nuk është problem i madh, mendon ai. "Letrat janë për mua më e pakta. Ato bëhen shpejt." Ajo që mungon është perspektiva: "Mua më duket sikur notoj në oqean dhe kërkund nuk duket toka." Ai ka një nëpunës të mirë, por angazhimi në kërkimin e punës ose për të ndihmuar në gjërat e përditshme, nuk është e madhe gjithnjë tek punonjësit.

Pak nëpunës më disa gjuhë

Një i ri nga India, që ka një punë të mirë tek Deutsche Post DHL, flet për "përvojë të mirë" me autoritetet gjermane, ato janë burokratike, por kur mësohesh një herë me sistemin, atëherë nuk ke problem. Sipas mendimit të tij duhet të ketë më shumë nëpunës që flasin anglisht: "Të paktën për të sapoardhurit, sepse shumë prej tyre nuk flasin në fillim gjermanisht."

Shumëgjuhësia është edhe për Manfred Schmidt-in një temë me të cilën ai do të merret. Përveç kësaj në autoritetet që kanë të bëjnë me të huajt duhet të punojnë më shumë vetë që janë me prejardhje migracioni.