1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mirëseardhje dhe lamtumirë Merkeli takon Putinin dhe Medvedjevin

Kancelarja gjermane Angela Merkel qëndroi të shtunën për një vizitë në Rusi për t'u përshëndetur me presidentin Vladimir Putin që po largohet nga detyra dhe për t'i uruar punë të mbarë pasardhësit të tij Dimitri Medvedje

default

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i ri i Rusisë Dmitri Medvjedev. Moskë 8 mars 2008

Kancelarja e filloi vizitën e saj, që përkonte me 8 Marsin, duke bërë shaka me presidentin rus Vladimir Putin. Putini: „8 Marsi është ditë feste në Rusi, dita e gruas, ju bëni ndryshe, por ne vazhdojmë ta festojmë këtë ditë me vrull të madh."
Angela Merkel u përgjigj: „Burrat që ishin me mua në avion po i pyesnin në se më kishin bërë gati mëngjesin, po tani po të pyes unë ty, ti a ia bëre sot gati gruas mëngjesin?"
Putini u përgjigj: "I kam bërë një dhuratë dhe do të hamë mëngjes së bashku."
Pastaj të dy politikanët u tërhoqën për një bisedë kokë më kokë gjatë së cilës biseduan edhe për çështje të diskutueshme, si p.sh. pavarësia e Kosovës.
Merkel bei Wladimir Putin bei einer Pressekonferenz

Kancelarja Angela Merkel takohet me presidentin në largim nga posti Vladimir Putin. Moskë 8 mars 2008


Pas takimit kancelarja tha: "Ne kemi interpretime disi të ndryshme në lidhje me rezolutën 1244 të OKB-së dhe jemi të mendimit se ato dalëngadalë duhet të bashkohen në një përfundim të përbashkët. Por besoj se diskutimet për Kosovën do të vazhdojnë sepse hendeqet nuk janë kapërcyer ende."
Në prag të takimit të NATO-s në Bukuresht qëndrimet në lidhje me komptencat e NATO-s dhe anëtarësimin e ish-republikave sovjetike të Gjeorgjisë dhe të Ukrainës në aleancën atlantiko-veriore janë shumë larg njëra tjetrës.
Dhe ndërsa kancelarja tha vetëm se ka ende shumë hendeqe të hapura, Putini prezantoi përpara përfaqësuesve të shtypit të huaj me një ton thuajse kërcënues pasuesin e tij: „Unë ka kohë që jam mësuar me damkën e agjentit të KGB-së. Dimitrij Medvedjev nuk ka nevojë të dëshmojë pikëpamjet e veta liberale, por ai nuk është më pak nacionalist - në kuptimin e mirë të fjalës - se unë, prandaj nuk besoj se partnerët tanë do ta kenë me të më të lehtë. Ai do të mbrojë interesat ruse."
Pas takimit me Putinin kancelarja Merkel u takua me presidentin e ardhshëm Medvedjev. „Presidenti Putin tha se ne nuk do ta kemi më të lehtë me ju. Unë nuk desha t'i thosha shpresoj që as më të vështirë dhe besoj se ne do të vazhdojmë të diskutojmë me frymë kritike si edhe me presidentin Putin por edhe do t'i zhvillojmë më tej marrëdhëniet tona." - tha Merkel.
Medvedjevi iu përgjigj duke buzëqeshur: „Jam i bindur se do të vazhdojmë si deri tani. Atmosfera e hapur dhe miqësore që lidh dy shtetet tona do të vazhdojë të mbetet e tillë sikurse edhe marrëdhëniet tuaja me presidentin edhe kur ai të mos quhet më Putin."
Medvedjevi tingëlloi si Putini, gjithësesi takimi i parë i njohjes mes Merkelit dhe Medvedjevit edhe pse i shkurtër ishte i përzemërt. Merkeli do që t'ia mbajë presidentit të ri, i cili fillon nga detyra në maj, të gjitha dyert në Gjermani të hapura. Ai duhet vetëm që fjalët për reformat dhe modernizimin e Rusisë t'i kthejë në vepra.

  • Data 09.03.2008
  • Autor Karla Engelhard
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DLE0
  • Data 09.03.2008
  • Autor Karla Engelhard
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DLE0