1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mirënjohje për vizitën e guximshme - Mbështetje gjermane për Gjeorgjinë

Mbështetje për Shakashvilin: kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel theksoi në Tbilis perspektivën e Gjeorgjisë në NATO si dhe integritetin e vendit. Ajo premtoi edhe ndihmë financiare për rindërtimin.

default

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti gjeorgjian Mihail Shakashvili 17 gusht 2008, Tbilisi

Presidenti i Gjeorgjisë Shakashvili falenderoi kancelaren gjermane Merkel për vizitën e saj në Tbilisi, që ai e cilësoi si një "hap të guximshëm diplomatik": "Ne jemi mirënjohës për vizitën e guximshme të kancelares gjermane. Ne jemi mirënjohës edhe për qëndrimin, që ajo ka mbajtur ditët e fundit si dhe për përpjekjet e saj për të parandaluar atë që ndodhi."


Kancelarja Merkel siguroi, se Gjermania e mbështet Gjeorgjinë. Ajo sërish deklaroi, ashtu si edhe në takimin me presidentin rus të premten (15.8.): „Ne konsiderojmë, që Gjeorgjia është një shtet sovran, integriteti territorial i të cilit duhet të respektohet ashtu si edhe ai i shteteve të tjera. Ne kemi mbështetur planin gjashtëpikësh për armëpushimin dhe presim tani, që ky plan i nënshkruar të vihet në jetë sa më shpejt."


Ndërkaq presidenti rus Medvjedev premtoi, fillimin e tërheqjes së trupave nga e hëna (18.8.). Megjithatë do të zgjasë disa ditë derisa mijëra ushtarë dhe qindra tanke të largohen nga territori i Gjeorgjisë. Angela Merkel deklaroi, se çfarë duhet të ndodhë pas tërheqjes së trupave ruse: „Pas kësaj duhet të realizohet shpejt vendosja e vëzhguesve ndërkombëtarë në rajon. Presidenti rus Medvjedev ka bërë premtime për këtë, kjo masë nuk duhet shtyrë. Ne kemi nevojë për ndihma humanitare për refugjatët, kjo veçanërisht në Osetinë jugore, ku refugjatëve duhet t´u krijohet edhe mundësia për t´u kthyer.“


Pas kësaj mund të dislokohet trupa ndërkombëtare e paqes, për të cilën BE-ja dhe Gjermania janë të gatshme të kontribuojnë. Merkeli premtoi ndihma financiare për rindërtimin. Përveç kësaj Gjeorgjia mund të bëhet antare e NATO-s, nëse e dëshiron këtë, procesi i nisur është në vazhdim.


Presidenti gjeorgjian sërish deklaroi, se Rusia e ka planifikuar prej kohësh ndërhyrjen dhe se ai vazhdimisht pati paralajmëruar për këtë rrezik. I pyetur, se deri në ç´masë Gjeorgjia është bashkëfajtore për shkallëzimin e situatës, ai u përgjigj, se preferon sqarimin e kësaj çështjeje përmes hetimeve ndërkombëtare. Ai tha, se i është dashur të mbrojë popullin e vet duke e akuzuar sërish Rusinë për spastrime etnike. Shakashvili e krahasoi ndërhyrjen ruse në Gjeorgji me futjen e trupave ruse në Hungari dhe në Çekosllovaki në vitin 1968. Shakashvili u shpreh se është dakord me praninë e përkohshme ruse në rajonet separatiste dhe jashtë tyre për të kontrolluar zonën e sigurisë. Ai bëri thirrje për një angazhim të shpejtë të vëzhguesve dhe trupave paqësore të huaja.

DW.COM

  • Data 18.08.2008
  • Autor Esther Hartbrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ez2U
  • Data 18.08.2008
  • Autor Esther Hartbrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ez2U