1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Mirë për klimën e marrëdhënieve" - Presidenti gjerman Këler viziton Kinën

Presidenti gjerman Horst Këler po zhvillon një vizitë katërditore në Kinë. Këler do të takohet në Pekin me presidentin Hu Jintao dhe kryeminstrin Wen Jiabao. Ai do të vizitojë edhe ekspozitën botërore "Expo" në Shangai.

Presidenti gjerman Këler mbërrin në Pekin. 17.05.2010

Presidenti gjerman Këler mbërrin në Pekin. 17.05.2010

Në pavionin gjerman të Expos në Shangai po bëhen përgatitje të ethshme, sepse më 19 maj zhvillohet dita e Gjermanisë. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe presidenti gjerman Horst Këler, tregon e gëzuar Marion Conrady, zëdhënëse e pavionit gjerman: „Ne e kishim bërë prej kohësh kërkesën për këtë dhe u gëzuam që morëm përgjigje pozitive.“

Pavioni gjerman në Expo Shangai 2010

Pavioni gjerman në Expo Shangai 2010

Përveç pavionit gjerman dhe pavioneve të katër qyteteve gjermane Hamburgut, Bremenit, Dyseldorfit dhe Frajburgut, presidenti Horst Këler do të vizitojë edhe pavionin e përbashkët gjermano-kinez.

Në takimet me presidentin Hu Jintao dhe kryeministrin Wen Jiabao presidenti Këler do të bisedojë në radhë të parë për temat që lidhen me ekspozitën botërore, mendon Bernt Berger, ekspert për Kinën pranë Fondacionit Shkencë dhe Politikë në Berlin:

"Bëhet fjalë për zhvillimin e qyteteve dhe planifikimin e tyre, por edhe qëndrueshmërinë në sektorin e planifikimit të qyteteve pra edhe të mbrojtjes së klimës, të mjedisit, afërsinë me qytetarët, transparencën në lidhje me qytetet gjithnjë në rritje në Kinë dhe në të gjithë botën.“

Nga qarqet qeveritare mësohet se Këler do të takohet edhe me presidentin e bankës qendrore kineze Zhou Xiaochuan. Këleri, i cili ka qenë dikur president i FMN-së, do të diskutojë me të për krizën dhe ngritjen e vlerës së parasë kineze, juanit. Kina e mban monedhën e saj artificialisht të nënvlerësuar për t'i krijuar kështu një përparësi ekonomisë së saj. Perëndimi dhe sidomos SHBA, kanë kohë që kërkojnë vlerësimin e valutës kineze, por qeveria kineze nuk e pranon një gjë të tillë.

Pamje nga pavioni gjerman në Expo Shangai 2010.

Pamje nga pavioni gjerman në Expo Shangai 2010.

Presidentin gjerman e shoqëron edhe një delegation i përfaqësueve të ekonomisë gjermane si Siemensi dhe TÜV Rheinland. Ky delegacion do të zhvillojë bisedime me përfaqësues të ekonomisë kineze në Ministrinë e Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit. Friedolin Strack i Komisionit të Ekonomisë gjermane për zonën e Azisë dhe të Paqësorit sqaron:

"Në të do të diskutohen interesat serioze të ekonomisë gjermane në Kinë dhe natyrisht edhe se si mund t'u ndihmojmë ne firmave kineze për të hyrë në tregun evropian, sepse edhe ne kemi interes në këtë drejtim."

Vitet e fundit mes Gjermanisë dhe Kinës ka pasur vazhdimisht mosmarrëveshje diplomatike, për shkak të pritjes që i bëri kancelarja Merkel Dalai Lames, kritikave për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë, apo qëndrimit sipas mendimit gjerman jo shumë kooperativ të Kinës në lidhje me klimën dhe programin atomik të Iranit. Gjithësesi vizita e tanishme e presidentit nuk mendohet se do të shoqërohet me tensionime politike.

Autor: Christoph Ricking / Pandeli Pani

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 17.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NPlt
  • Data 17.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NPlt