1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Miqësia në provë - Afera e tre agjentëve të BND-së dëmton marrëdhëniet Kosovë Gjermani

Tre bashkëpunëtorët e shërbimit informativ gjerman BND janë lënë sërish të lirë. Megjithatë marrëdhëniet e Kosovës me Gjermaninë janë dëmtuar.

Tre gjermanët e arrestuar në Prishtinë

Tre gjermanët e arrestuar në Prishtinë

Tre gjermanët u liruan për shkak të mungesës së dëshmive, njofton Sydojce Cajtung (Süddeutsche Zeitung), e cila i refereohet politikanëve qeveritarë në Prishtinë. Ata të tre akuzoheshin të kishin marrë pjesë dy javë më parë në një sulm me bombë në selinë kryesore të BE-së në Prishtinë. Pavarësisht se si do të përfundojë kjo aferë, marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Kosovës janë dëmtuar. Në fund të fundit qeveria e Berlinit e pati mbështetur Kosovën që sapo morri pavarësinë në shumë drejtime.

EULEX i domosdoshëm

Loja me tre agjentët e arrestuar të shërbimit informativ gjerman BND në Kosove tregoi se misioni i EULEX-it duhet të fillojë sa më shpejtë në Kosovë. Shihet se vendit i duhet ndihmë për ngritjen e autoriteteve të pavarura dhe profesionale hetimore dhe juridike. Që tre gjermanët u mbajtën më shumë se një javë në gjendje arresti, megjithë mungesën e dëshmive është e vështirë të kuptohet. Sipas informacioneve të bëra publike, shkelja e vetme që kishin bërë ata ishte zhvillim hetimesh pa licencë. Zakonisht incidente të tilla midis shteteve mike zgjidhen me elegancë diplomatike dhe pa zhurmë në publik.

Gjermania vend mik

Shumica e popullsisë në Kosovë ja di shumë për nder Gjermanisë, angazhimin e saj ushtarak dhe civil dhe e sheh si vend mik. Prandaj nuk ekziston ndonjë rrezik i madh se rasti në fjalë do të prishë marrëdhëniet midis dy shteteve. Gjermania bën pjesë në vendet që e njohën Kosovën si shtet i pavarur, pa vonuar.

Besimi në provë

Megjithatë rasti në fjalë tregon se besimi mund të vendoset nganjëherë shumë shpejt në provë zjarri. Dhe prova më e vështirë e zjarrit për marrëdhëniet midis Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar ka të bëjë më EULEX-in. Sepse nga njëra anë qeveria dhe parlamentarët e Kosovës i thonë të urdhërojë misionit të shtetit juridik të BE-së, dhe nga ana tjetër ai nuk mund të përmbushë shpresat e shqiptarëve të Kosovës.

Ata patën shpresuar që EULEX-i, të sigurojë sovranitetin e shtetit. Pikërisht këtë EULEX-i nuk do ta bëjë, pas vendimit që morri dy ditë më parë Këshilli i Sigurimit. Sipas tij EULEX-i duhet të sillet neutral kundrejt statusit dhe nuk duhet të ushtrojë aktivitetin e vet në Veriun e Kosovës, të banuar kryesisht me serbë. Atje kontrollin do të vazhdojë ta ketë Misioni i Kombeve të Bashkuara. Përveç kësaj qeveria qëndrore e Kosovës nuk ushtron pushtetin e vet atje.

Afera tregon ekzistencën e grupeve radikale

Prandaj të gjithë shqiptarët e Kosovës e shohin këtë proces si cementim të ndarjes së vendit të tyre.

Pikërisht për këtë, bëhet edhe më i vështirë fakti që zhurma për të dyshuarit gjermanë tërheq vëmendjen nga ndjekja e gjurmëve të tjera të sulmit. Sepse duke patur parasysh zhgënjimin e shumë shqiptarëve të Kosovës ekziston tani rreziku që grupe radikale të marrin zemër për ta parë UNMIK-un dhe EULEX-in si regjim kolonial.

Kosovës i duhet shteti funksionues

Sulmi tregon domosdoshmërinë e ngritjes së një shteti funksionues. Për këtë duhet të ndikojë EULEX-i. Nuk është e sigurt nëse të gjithë pushtetarët në Kosovë janë të interesuar për ngritjen e një sistemi funksionues drejtësie. Kriminaliteti i organizuar sigurisht që është i interesuar të ketë hapësirë të lirë për të vazhduar me kontrabandën, tregtinë e mishit të bardhë dhe madje me tregtinë e organeve. Rrjete të tilla nuk njohin kufij etnikë ose kombëtarë.

Ana e errët e zgjidhjes aktuale me Kosovën është që strukturat paralele të kontrolluara nga Beogradi mbajnë të gjallë pasigurinë duke krijuar klimën e duhur për kriminalitetin e organizuar. Megjithatë qeverisë së Kosovës mund t`i thuhet që të mos paralizohet por të shfrytëzojë shancet që ofron EULEX-i. Në to bëjnë pjesë edhe lufta koseguente kundër grupeve radikale.

DW.COM

  • Data 29.11.2008
  • Autor Koment nga Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G5mW
  • Data 29.11.2008
  • Autor Koment nga Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G5mW