1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Miqësia gjermano-franceze nuk duhet parë si rutinë

Megjithë vështirësitë e politikës aktuale, miqësia gjermano-franceze është një sukses i jashtëzakonshëm. Por ajo gjithmonë duhet të rifitohet, komenton Bernd Riegert në 50-vjetorin e festimeve të marrëveshjes Elysée.

Miqësia gjermano-franceze nuk duhet kurrë të kthehet në rutinë, edhe 50 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes Elysée nga kancelari gjerman Konrad Adenauer dhe presidenti francez de Gaulle. Çdo gjeneratë politikanësh apo gjeneratë të rinjsh francezë dhe gjermanë duhet të punojnë për të. Kush ka sikur dyshimin më të vogël për rolin kyç të Gjermanisë dhe Francës në bashkimin e Europës, atij i rekomandohet të vizitojë varrezën në Douaumont. Aty gjenden eshtrat e 130.000 të vrarëve nga të gjitha kombet në betejën e Verdun në Luftën e Parë Botërore. Pikërisht aty qëndruan nëvitin 1984 presidenti francez, Mitterrand dhe kancelari Helmut Kohl në një gjest pajtues dorë më dorë. Kjo pamje pushtoi botën.

Shumë varreza ushtarësh në Francë, Belgjikë, Gjermani janë dëshmitare të armiqësisë së tejkaluar mes Gjermanisë dhe Francës. Mbi varrezat e luftërave botërore lindi fryma e pajtimit, e nisur që në fund të viteve 1940-të me themelimin e organizatave të para gjermano-franceze dhe e kurorëzuar n ë marrëveshjen ndërshtetërore të vitit 1963. Një restrospektivë në fillimet e miqësisë gjermano-franceze dhe në vizionet e ministritt ë Jashtëm, Robert Schuman vitet 1950- të ndihmon relativizimin e politikës aktuale gjermano-franceze.

Bernd Riegert komenton

Bernd Riegert komenton

Nuk është vendimtare nëse Madame Merkel apo Herr (zoti) Hollande kuptohen mirë me njëri-tjetrin dhe heshtin. Vendimtare është që dy fqinjët të vazhdojnë të takohen, që studentët dhe studentet të krijojnë një imazh p ër njëri-tjetrin, që gjuhët të mësohen, që ushtarët të bëjnë shërbim të përbashkët ushtarak, që tregtia të vazhdojë, pushuesit të vijnë papushim në Berlin apo në Paris, pa kaluar kufij dhe me të njëjtën valutë në dorë. Sigurisht që në nivelet më të larta politike nuk ekzisotn harmonia e plotë në marrëdhënien personale mes kancelares dhe presidentit. Por kjo nuk duhet të mbivlerësohet.

Gjithmonë ka pasur faza të tilla në 50 vitet e fundit. Madje vetë de Gaulle dhe Adenauer nuk kanë gjithmonë një shpirt e një zemër. Kancelari Brand dhe presidenti Pompidou nuk e preferonin njëri-tjetrin. Edhe presidenti Mitterrand dhe kancelari Kohl fillimisht nuk kanë qenë miqtë më të mirë. Kancelari Schröder dhe presidenti Chirac ishin të një mendjeje vetëm në distancimin ndaj Amerikës. Chirac kishte më shumë simpati për bashkëshorten e Schr öderit. Miq të vërtetë kanë qenë vetëm kancelari Helmut Schmidt dhe presidenti Giscard d'Estaing, që ende sot së bashku debatojnë për Europën.

Vendimtare është që mbi bazën e marrëveshjes Elysée zhvillohen konsultime, koordinohen planet dhe negociohet. Në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes ende nuk janë bërë realitet të gjitha pikat e marrëveshjes, këtu sigurisht ka nevojë për më shumë ujdi. Franca dhe Gjermania në krizën aktuale të euros vërtet ndjekin udhë të ndryshme, por drejtimi për nga shkohet mbetet i njëjtë: Më shumë Europë. Megjithatë këtë vit nuk priten shumë impulse, sepse socialisti francez Hollande pret që konservatorja Merkel të zëvendësohet nga një kancelar socialdemokrat. Merkel mbështeti vitin e kaluar pa e fshehur shumë, rivalin politik të Hollandë, Nicolas Sarkozy po rezultati nuk doli ashtu si priste Merkel. Kjo po tregohet tani. Pikërishr përkëtë arsye në këtë jubile nuk ka ndonjë iniciativë të re politike as nga Berlini dhe as nga Parisi, kryesisht përkujtohet me mirësjellje përvjetori.

Parlamentarët së bashku: Bundestagu dhe Asambleja Kombëtare franceze në Berlin

Parlamentarët së bashku: Bundestagu dhe Asambleja Kombëtare franceze në Berlin

Nuk ka rëndësise cila parti politike apo koalicion jep tonin aktual, Franca dhe Gjermania duhet dhe do të bëhen motorë të Bashkimit Europian. Këtë e duan të gjithë politikanët pjesëmarrës si në lumin Spree ashtu dhe në Seine, dhe këtë e dinë edhe fqinjët europianë. Ata ankohen se dyshja Gjermani-Francë duket se dikton. Kur ata nuk udhëheqin, atëherë dëgjohen prapë ankesa: Europa ka humbur kompasin. Pikërisht balancimi i këtyre pritshmërive dhe pretendimeve do të mbetet për kancelarë apo kancelare gjermanë dhe presidentë e presidente francize një detyrë e vështirë.

Bashkëpunimiunik në të gjithë botën mes Gjermanisë dhe Francës mund të jetë model për vende të tjera që ende nuk i kanë zgjidhur konfliktet mes tyre. Nuk kemi pse të shkojmë larg, por mjafton të shikojmë Ballkanin. Nuk është e mundur që edhe mes serbëve dhe kosovarëve, boshnjakëve dhe serbëve, maqedonasve dhe grekëve, turqve dhe qipriotëve të futet fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit ashtu si mes francezëve dhe gjermanëve. Vizioni i Robert Schumanit duhet të ketë relevancë për të gjithë popujt e Europës dhe ndoshta edhe më tej: Lufta mes kombeve duhet të kthehet në një gjë të pamundur përmes lidhjeve të forta, tha ministri i Jashtëm francez në vitin 1950. „Europa nuk bëhet dot me një të rën ë të çekiçit por as me një sinops të thjeshtë. Ajo krijohet me vepra konkrete, që hedhin bazën e solidaritetit për aktin e përbashkët.“ Në këtë frymë mund të punohet edhe në 50 vitet e ardhshme. Gjithmonë e sërish nga e para.