1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Miqësia franko-gjermane mbushi 50 vjet

Kanë kaluar 50 vjet që kur presidenti i atëhershëm francez de Gaulle iu drejtua rinisë gjermane me fjalimin e tij historik. Ai konsiderohet si një hap i rëndësishëm në rrugën drejt traktatit të miqësisë franko-gjermane.

Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer nënshkruajnë Traktatin e Miqësisë franko-gjermane

Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer nënshkruajnë Traktatin e Miqësisë franko-gjermane. (22.01.1963)

Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle i vunë vulën Traktatit të Elizesë më 22 Janar 1963 në Paris me një puthje vëllazërore. Gjenerali de Gaulle kishte qenë i burgosur nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore - tani francezi përqafonte gjermanin. Ky ishte fillmi i një miqësie të pabesueshme. "Unë mendoj se dy vendet tona mund të jenë krenare për këtë, njëjtë si Evropa dhe vendet e lira."

Edhe kancelari gjerman Konrad Adenauer gjithashtu vuri në dukje pas një kohe të shkurtër rëndësinë historike të Traktatit të Elizesë: "Nuk mund të krijohet Evropa, asnjë institucion i vetëm evropian nuk do të krijohej nëse tensionet mes Francës dhe Gjermanisë vazhdimisht do të ndikonin në marrjen e vendimeve."

Në foto, Willy Brandt

Në foto, Willy Brandt

Bashkëpunimi midis dy vendeve vazhdoi të thellohej edhe pse çifti pasues gjermano-francez, Willy Brandt dhe Georges Pompidou, kishte pak gjëra të përbashkëta. Francezët e vështronin me skepticizëm politikën e Brandit ndaj Lindjes.

Por Helmut Schmidt-i dhe Valéry Giscard d'Estaing i mbushën përsëri me jetë marrëdhëniet gjermano-franceze. Ata hodhën themelet e para për euron. Në vitin 1980 Giscard d'Estaing foli në Bundestagun gjerman. "Ne duam që Evropa të zë vendin e saj në çështjet e kësaj bote. Nëqoftëse ne duam të shohim këtë kompani të ketë sukses, atëherë ne duhet të forcojmë edhe më shumë lidhjet tona."

Dorë për dore në vendin ku dikur luftuan ushtarët gjermanë dhe francezë

Në foto, Kohl dhe Mitterrand

Në foto, Kohl dhe Mitterrand

Për këtë u angazhuan Helmut Kohl dhe François Mitterrand - dy evropianë të shpallur. Ata nënshkruan Traktatin e Mastrihtit, themeluan Euro-Korpusin dhe mbështetën ngritjen e kanalit televiziv kultror gjermano-francez ARTE. Por një kujtim i veçantë mbetet përkujtimi i tyre i përbashkët në varrezat e ushtarëve në Verdun, disa vjet më parë. Një gjerman dhe një francez dorë për dore në vendin ku dikur luftuan ushtarët gjermanë dhe francezë. Për këtë Helmut Kohl pati sqaruar më vonë: "Ky ishte makthi i babait tim, mbi 80 vjeç, kur ai trembej papritur gjatë natës dhe pas shumë dekadash ëndërronte ende kohën se si kishte qenë në Duomon në Luftën e Parë Botërore. Ne shkuam në Verdun, François Mitterrand dhe unë, sepse unë kisha biseduar shpesh me të në lidhje me këtë histori dhe sepse ai në qershor të vitit 1940 ishte plagosur atje si një rreshter i ri në ushtrinë franceze dhe ishte zënë rob. Miqësia franko-gjermane - kjo nuk është një çështje qeverish."

Në foto, Schröder dhe Chirac

Në foto, Schröder dhe Chirac

Midis pasardhësëve të tyre, Gerhard Schröder dhe Jacques Chirac fillimisht punët nuk po shkonin mirë. Schröder dëshironte një trio me Britaninë e Madhe. Kjo nuk i pëlqente francezit. Por megjithatë ata arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët, organizonin takime të rregullta, formuan një front të përbashkët kundër luftës së Irakut.

Në foto, Sarkozy dhe Merkel

Në foto, Sarkozy dhe Merkel

Si kancelar i parë gjerman Schröder në vitin 2004 përkujtoi zbarkimin e trupave aleate në Normandi.

Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy u afruan sidomos në krizën e borxheve në BE saqë filluan të quhen edhe Merkozy.

Në foto Hollande dhe Merkel

Në foto Hollande dhe Merkel

Çifti aktual franko-gjerman ( Holland - Merkel) edhe pse duket akoma i shpupurishur ka ende kohë që ta gjejë siç duhet njëri-tjetrin.

Autor: Anne Christine Heckmann / Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi