1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miqësia franko-gjermane mbushi 50 vjet

23 Shtator 2012

Kanë kaluar 50 vjet që kur presidenti i atëhershëm francez de Gaulle iu drejtua rinisë gjermane me fjalimin e tij historik. Ai konsiderohet si një hap i rëndësishëm në rrugën drejt traktatit të miqësisë franko-gjermane.

https://p.dw.com/p/16Cl4
Fotografi: Getty Images

Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle i vunë vulën Traktatit të Elizesë më 22 Janar 1963 në Paris me një puthje vëllazërore. Gjenerali de Gaulle kishte qenë i burgosur nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore - tani francezi përqafonte gjermanin. Ky ishte fillmi i një miqësie të pabesueshme. "Unë mendoj se dy vendet tona mund të jenë krenare për këtë, njëjtë si Evropa dhe vendet e lira."

Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer nënshkruajnë Traktatin e Miqësisë franko-gjermane
Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer nënshkruajnë Traktatin e Miqësisë franko-gjermane. (22.01.1963)Fotografi: picture-alliance/dpa

Edhe kancelari gjerman Konrad Adenauer gjithashtu vuri në dukje pas një kohe të shkurtër rëndësinë historike të Traktatit të Elizesë: "Nuk mund të krijohet Evropa, asnjë institucion i vetëm evropian nuk do të krijohej nëse tensionet mes Francës dhe Gjermanisë vazhdimisht do të ndikonin në marrjen e vendimeve."

Bashkëpunimi midis dy vendeve vazhdoi të thellohej edhe pse çifti pasues gjermano-francez, Willy Brandt dhe Georges Pompidou, kishte pak gjëra të përbashkëta. Francezët e vështronin me skepticizëm politikën e Brandit ndaj Lindjes.

Në foto, Willy Brandt
Në foto, Willy BrandtFotografi: ddp images/AP Photo

Por Helmut Schmidt-i dhe Valéry Giscard d'Estaing i mbushën përsëri me jetë marrëdhëniet gjermano-franceze. Ata hodhën themelet e para për euron. Në vitin 1980 Giscard d'Estaing foli në Bundestagun gjerman. "Ne duam që Evropa të zë vendin e saj në çështjet e kësaj bote. Nëqoftëse ne duam të shohim këtë kompani të ketë sukses, atëherë ne duhet të forcojmë edhe më shumë lidhjet tona."

Dorë për dore në vendin ku dikur luftuan ushtarët gjermanë dhe francezë

Për këtë u angazhuan Helmut Kohl dhe François Mitterrand - dy evropianë të shpallur. Ata nënshkruan Traktatin e Mastrihtit, themeluan Euro-Korpusin dhe mbështetën ngritjen e kanalit televiziv kultror gjermano-francez ARTE. Por një kujtim i veçantë mbetet përkujtimi i tyre i përbashkët në varrezat e ushtarëve në Verdun, disa vjet më parë. Një gjerman dhe një francez dorë për dore në vendin ku dikur luftuan ushtarët gjermanë dhe francezë. Për këtë Helmut Kohl pati sqaruar më vonë: "Ky ishte makthi i babait tim, mbi 80 vjeç, kur ai trembej papritur gjatë natës dhe pas shumë dekadash ëndërronte ende kohën se si kishte qenë në Duomon në Luftën e Parë Botërore. Ne shkuam në Verdun, François Mitterrand dhe unë, sepse unë kisha biseduar shpesh me të në lidhje me këtë histori dhe sepse ai në qershor të vitit 1940 ishte plagosur atje si një rreshter i ri në ushtrinë franceze dhe ishte zënë rob. Miqësia franko-gjermane - kjo nuk është një çështje qeverish."

Në foto, Kohl dhe Mitterrand
Në foto, Kohl dhe MitterrandFotografi: AP
Në foto, Schröder dhe Chirac
Në foto, Schröder dhe ChiracFotografi: AP

Midis pasardhësëve të tyre, Gerhard Schröder dhe Jacques Chirac fillimisht punët nuk po shkonin mirë. Schröder dëshironte një trio me Britaninë e Madhe. Kjo nuk i pëlqente francezit. Por megjithatë ata arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët, organizonin takime të rregullta, formuan një front të përbashkët kundër luftës së Irakut. Si kancelar i parë gjerman Schröder në vitin 2004 përkujtoi zbarkimin e trupave aleate në Normandi.

Në foto, Sarkozy dhe Merkel
Në foto, Sarkozy dhe MerkelFotografi: picture-alliance/dpa

Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy u afruan sidomos në krizën e borxheve në BE saqë filluan të quhen edhe Merkozy.

Në foto Hollande dhe Merkel
Në foto Hollande dhe MerkelFotografi: dapd

Çifti aktual franko-gjerman ( Holland - Merkel) edhe pse duket akoma i shpupurishur ka ende kohë që ta gjejë siç duhet njëri-tjetrin.

Autor: Anne Christine Heckmann / Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi