1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ministrja e Arsimit Shavan deklaron dorëheqjen

Ministrja e Arsimit Annette Shavan, ka dhënë dorëheqjen. Kjo ishte pasojë e heqjes së titullit doktor. Postin e merr Johanna Wanka, ministrja e Shkencave në landin e Saksonisë së Poshtme.

default

Merkel dhe Annette Schavan

Annette Schavan tha në një statement të shkurtër të dhënë në zyrën e kancelares se jep dorëheqjen në mënyrë që posti që ajo mban të mos dëmtohet. Ajo qëndroi shtatë vjet në krye të ministrisë së Arsimit. Kritikat për punimin e saj doktorues ajo i hodhi poshtë më fjalë të qarta: "Unë nuk kam kopjuar dhe nuk kam mashtruar".

Ajo do të hedhë në gjyq Universitetin e Dyseldorfit, i cili i hoqi titullin e doktorit në fillim të javës. Sipas pikëpamjes së ekspertizës ajo ka kopjuar në mënyrë sistematike dhe me qëllim. "Këto akuza më kanë prekur thellë", tha Shavan. Por, nëse një ministre arsimi ngre akuzë kundër një universiteti, atëherë kjo përbën ngarkesë për postin dhe për qeverinë. Prandaj, ajo ecën sipas motos: "Në fillim atdheu, pastaj partia, pastaj unë".

Kancelarja Angela Merkel (CDU) e vlerësoi Annette Shavanin si "politikanen më të njohur dhe më të shquar të vendit". Para se të merrte postin e ministres së arsimit në Berlin, Annette Shavan ka qenë dhjetë vjet me radhë ministre Arsimi në landin e Baden Vyrtembergut.

Annette Schavan Rücktritt Plagiatsaffäre

Annette Schavan jep dorëheqjen

Merkel tha se e ka pranuar me "vështirësi" dorëheqjen e Shavanit, dhe keqardhja personale e saj ishte në këtë rast më e madhe se në raste dorëheqjesh ministrash të tjerë. Merkel dhe Shavan kanë raporte miqësore dhe të ngushta prej vitesh. "Shoqëria nuk varet nga postet, ajo ka të bëjë me kohën pas orëve të punës," komentoi Shavan raportet që do të kenë dy politikanet në të ardhmen. Ajo tha se dëshiron të qëndrojë deputete parlamenti dhe të kandidojë në shtator sërish për të marrë një mandat.

Dorëheqja e Shavanit u prit me keqardhje nga politikanët e partive në pushtet. Kryetari i fraksionit të liberalëve demokratë FDP, Rainer Brydele tha se si ministre arsimi Shavan ka forcuar pozicionin e Gjermanisë si vend ku zhvillohen kërkime. Partitë në opozitë treguan respekt për hapin e Shavanit, që ishte pasojë e heqjes së titullit doktor. "Annette Shavan bëri atë që duhej," shpjegoi sekretarja e Përgjithshme e socialdemokratëve, Andrea Nahles. Por dorëheqja e saj tregoi edhe se qeveria i ka ditët e numëruara.

Johanna Wanka Wissenschaftsministerin Niedersachsen

Johanna Wanka

Tetë muaj para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, Angela Merkelit do i duhet të riformojë kabinetin. Pasardhësja e Shavanit, do të jetë politikania 61 vjeçare e kristiandemokratëve, Johanna Wanka, e cila ka qenë ndërkohë në ministrinë e Arsimit në landin e Brandenburgut dhe në landin e Saksonisë së Poshtme. Për shkak të ndryshimit të qeverisë në landin e Saksonisë, Wanka, me profesion matematikane, ka mbetur pa post.