1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ministria e Energjetikës mbi vërshimet në Shqipëri: Situata drejt normalizimit të mëtejshëm

Situta në kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin është normalizuar gjatë ditës së dielë. Por fryrja e lumit Buna nga reshjet e rifilluara e ka nxjerrë atë nga shtrati dhe rrezikon përmbytjen e lagjeve pranë lumit.

default

Ura e Bunës / Shkodër

Situta në kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin është normalizuar gjatë ditës së dielë. Ministria e Energjitekës e bëri të ditur këtë sot në orët e para të pasdites. Janë mbyllur portat e shkarkimit nga rezervuari i Hidrocentralit të Firzës, pasi u barazuan prurjet e ujit me shkarkimin e tij nga turbinat për prodhimin e energjisë elektrike. Niveli i ujit në këtë rezervuar është 291,6 metra, kur niveli kritik është 296 metra. Në dy hidrocenteralet e tjera, në atë të Komanit dhe të Vaut të Dejës portat e shkarkimit vazhdojnë të jenë të hapura, por prurjet e ujit janë në ulje. Përmirësimin e situatës në rezervuarët e hidrocentraleve mbi lumin Drin e bëri të ditur edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi në një deklaratë për mediat. "Situta është në përmirësim të vazhdueshëm dhe kjo do të ndikojë ndjeshëm që edhe zonat e përmbytura të dalin gradualisht nga emergjenca dhe kjo ka sjellë një frymë optimizmi.", tha Presidenti Bamir Topi.

Berdice, Vorort von Shkoder

Berdicë / Shkodër

Por vendin e rrezikut të përmbytjeve të reja nga shkarkimi i ujrave të hidrocentralit të Fierzës e ka zënë të dielën rreziku i përmbytjeve nga dalja e lumit Buna jashtë shtratit. Burime nga Drejtoria e Emergjencave Civile thanë për DW-në se fryrja e Bunës rrezikon lagjet periferike të Shkodrës. Shërbimi metereologjik parashikon zëvendësimin e shpejtë të reshjeve të shiut me ato të dëborës në zonat veriore, gjë që do të ndikojë në frenimin e përmbytjeve nga fryrja e lumenjve.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 10.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LQ4h
  • Data 10.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LQ4h