1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ministri Shtajnmajer në Rusi - Bisedohet edhe për Kosovën

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, u takua të mërkurën me presidentin e ri rus Dmitri Medvedev dhe homologun e tij Sergej Lavrov. Palët demonstruan miqësi, por theksuan edhe dallimet

Presidenti rus Dmitry Medvedev pret ministrin e jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier

Presidenti rus Dmitry Medvedev pret ministrin e jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë ishin të relaksuar, por nuk mund të pritet pranvera e menjëhershme pas ndryshimit të presidentit në Kremlin. Presidenti rus Dmitri Medvedev theksoi raportet e mira ekonomike mes Rusisë dhe Gjermanisë: "Shkëmbimet mes Rusisë dhe Gjermanisë, sipas të dhënave tona, arrijnë vlerën prej rreth 50 miliardë dollarësh amerikanë. Ndërsa sipas të dhënave gjermane, bashkëpunimi arrin vlerën prej 56 miliardë eurosh, që dëshmon se me çfarë niveli të lartë tregtie dhe bashkëpunimi ekonomik kemi të bëjmë."

Megjithatë prognozat për raportet politike janë edhe me vranësira të shumta. Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, bëri shumë të qartë se Rusia edhe të vazhdojë të mbrojë interesat e veta. Në çështjen e Kosovës kemi mendime të ndryshme, sepse jemi të bindur se pavarësia e saj do të sjellë destabilizime të reja, tha Lavrov duke shtuar se Moska është e gatshme për kërkimin e një zgjidhje e cila do të rikthente çështjen në kornizat ligjore dhe do të evitonte reagimet e seperatistëve në mbarë botën. Lavrov tha se nuk duhet harruar që Serbia është një vend demokratik evropian.

Ministri i jashtëm gjerman mbrojti pavarësinë e Kosovës

Tema kontestuese numër dy ishte Gjeorgjia dhe rajoni i Abhazisë. "Jemi të brengosur për shkak të shtimit të tensioneve dhe apelojmë tek të gjitha palët për qetësimin e situatës."

Lavrov dha një përgjigje standarde: Rusia mbështet zgjidhjen në bazë të marrëveshjeve të palëve në konflikt. Kjo ka të bëjë edhe me Abhazinë dhe Osetinë jugore. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë: mos u përzieni sepse kjo është çështje e brendshme.

Dallime kishte në çështjen e Iranit

Ministri Steinmeier theksoi unitetin e bashkësisë ndërkombëtare. "Topi tani është në gjysmëfushën e Iranit i cili e ka radhën të luajë."

Ministri i jashtëm gjerman ishte i bindur se mund të vendosen raporte edhe më të ngushta dhe mund të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Rusisë dhe BE. Ai beson se në fund të këtij muaji mund të vendoset korniza e bashkëpunimit dhe të hapen negociatat. Ministri gjerman tha se me palën ruse do të flas edhe për tema të tjera, që ka përmendur edhe presidenti Medvedev.

"Modernizimin e administratës, ndërtimin e shtetit juridik dhe angazhimin në sektorin e shëndetësisë. Janë këto tema ku Rusia dhe Gjermania mund të bashkëpunojnë edhe më ngushtë."

Me presidentin e ri në Moskë u shkëmbyen edhe shumë fjalë kortezie. Steinmeier i uroi presidentit të ketë sa më shumë energji për tu përballur me fortunat që e presin në këtë post. Ndërsa Medvedev bëri të ditur se do të vizitojë Gjermaninë gjatë udhëtimit të parë në Evropë.

  • Data 15.05.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E0Q3
  • Data 15.05.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E0Q3