1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shërbimit Sekret emërohen këto ditë

Kabineti qeveritar në Kosovë i udhëhequr nga Hashim Thaçi, do të ketë shumë shpejtë në radhët e tij edhe ministrin e mbrojtjes. Emri i tij do të bëhet i ditur deri në fund të javës.

Festimet për kushtetutën e re

Festimet për kushtetutën e re

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, do të bëjë të njohur shumë shpejtë emrat e Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shërbimit Interligjent të vendit. Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Inteligjent, specifikohen si nevojë për Kosovën edhe në planin e Marti Ahtisarit, mbi bazën e të cilit kuvendi shpalli pavarësinë. Në mediat e këtushme, ka dy ditë që përmendet si emër i mundshëm që do të udhëheqë me Ministrinë e Mbrojtjes Fehmi Mujota, nga PKD-së, aktualisht deputet në kuvendin e Kosovës. Vetë zoti Mujota, ka deklaruar se nëse i ofrohet ky post ai me kënaqësi do ta pranonte. Zëvëndëskryeministri Hajredin Kuqi, pas një mbledhje të qeverisë, nuk konfirmon emrin e Mujotës për Ministër të Mbrojtjes, mirëpo as nuk mohon faktin që ai mund ta udhëheqë këtë ministri.

Me krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes do të fillojë edhe shpërbërja e TMK-së, që do të shënojë edhe fillimin e themelimit të Forcës së re të Sigurisë së Kosovës. Shumë pjestarë të TMK-së, do të shkojnë në pensionim të parkohshëm, ndërsa një pjesë e vogël e tyre do të përfshihen në FSK. Kjo forcë fillimisht do të jetë nën autoritetin e NATO-os, mirëpo padyshim ndikim do të ketë edhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës. FSK-së, do të ketë 2500 trupa. Ata do të jetë të armatosur lehtë dhe vazhdimisht do të trajnohen nga ekpertët ushtarak të NATO-s. Pavarësisht faktit që Kosova shumë shpejtë do ta ketë Minsitrinë e saj të Mbrojtjes, siguria e vendit dhe kufijtë e Kosovës edhe për një kohë të gjatë do të garantohet nga Aleanca Veriatlantike.

  • Data 31.07.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Enym
  • Data 31.07.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Enym