1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve

Basha akuzohet për abuzim me detyrën shteterore, kur ishte Ministër i Financave dhe përgjegjes për aferën korruptive me rrugën Durrës-Kukës, për të cilën Prokuroria e Përgjithshme ka hapur hetimet.

default

MPJ Lulezim Basha në intervistë me DW

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, nuk dha asnjë hollësi për pyetjet që u bënë për dy orë e tridhjetë minuta në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme. "Kam dëshmuar, tha Basha, për të gjitha çështjet që Prokuroria është e interesuar"

Ndonëse Lulzim Basha u është përgjigjur pyetjeve te prokurorëve duke gëzuar imunitetin e deputetit të Partisë Demokratike, ai ka rikonfirmuar gatishmërine e tij për ta dorëzuar atë në zbatim të vendimit të Parlamentit. Kreu i maxhorances dhe kryeministri Berisha ka deklaruar se çdo deputeti të maxhorancës do t'i hiqet imuniteti në rast se këtë e kërkon prokuroria për të zhvilluar hetime. "E konsideroj veten pa imunitet deputeti në këtë çështje dhe jam i gatshëm të veproj sikur nuk e gëzoj atë. Çështja e imunitetit i takon Parlamentit."

Paraqitja e kreut te diplomacisë për t'iu përgjigjur pyetjeve për fondet e rrugës Durrës – Kukës, kur ai ishte Ministër i Transporteve me imunitet të pahequr është kundërshtuar fort nga opozita. Ylli Manjani, ekspert ligjor pranë Partisë Socialistë tha se "Zoti Basha është nën akuzë për shpërdorim të postit shtetëror të Ministrit të Transporteve, akuzë që nuk mund t´i komunikohet, sepse ky person është një zyrtar me imunitet parlamentar"

Kjo akuzë iu drejtua Ministrit të Jashtëm Basha, kur në krye të organit të akuzës ishte Prokurori i Republikës, Theodhori Sollaku, i shkarkuar para disa javësh. Maxhoranca dhe vetë Basha e quajtën akuzën politike, por shprehën gatishmërinë që ligji të zbatohet edhe në rastin e tij, kur ai është në kabinetin qeveritar në një nga postet më të rëndësishme.

Rruga që do të marrë hetimi i saponisur nuk mund të parashikohet. Por në një masë të konsiderueshme ai do të varet nga vlerësimi i dosjes prej Prokurores së re të Republikës, Ina Rama. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjthshme thanë për DW-në, se Basha u mor në pyetje nga të njëjtët prokurorë që kishin hartuar ndaj tij padinë për ndjekje penale.

  • Data 10.12.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZri
  • Data 10.12.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CZri