1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ministri i Jashtëm i Kosovës u përpoq në OKB për njohje të tjera të Kosovës

Serbia vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës me rezolutën e saj

Salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork

Salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni është përpjekur në Kombet e Bashkuara për njohje të gjerë të vendit të tij.

Skender Hyseni, ministri i Jashtëm i Kosovës

Skender Hyseni, ministri i Jashtëm i Kosovës

Një javë pas shqiptimit të vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Hyseni është takuar me përfaqësues të shumtë të vendeve anëtare të OKB-së në selinë qendrore të organizatës në Nju-Jork. Hyseni ka shprehur shpresën që vende evropiane si Spanja dhe Greqia të ndryshojnë mendim dhe të njohin vendin e tij. Më tej, ministri i Jashtëm i Kosovës ka theksuar se pavarësia e Kosovës nuk është rast precedent për kombet e tjera në botë. Aktualisht njohja e pavarësisë së Kosovës refuzohet në radhë të parë nga vende, në të cilat ka tendenca shkëputjeje të rajoneve të caktuara.

Serbia e cilëson ende të papranueshme pavarësinë e Kosovës

Jeremic paraqiti projektrezoluten

Jeremic paraqiti projektrezoluten

Më parë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ishte takuar me Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki Mun. Serbia dorëzoi një projektrezolutë në OKB në të cilën insiston se shpallja e njëanshme e pavarësisë nga Kosova është "e papranueshme", dhe bën thirrje për bisedime të reja për çështjet e hapura, përfshirë statusin e Kosovës.

Ky hap i Serbisë ka ngjallur pezmatimin e Perëndimit. Gazetat serbe citojnë ambasadorin britanik në Serbi, Stephen Wordsworth, i cili e ka cilësuar tekstin e projektrezolutës "të papranueshëm" dhe i ka bërë thirrje Beogradit ta tërheqë për modifikime. Edhe përfaqësia diplomatike e SHBA-së në Beograd shprehu keqardhje që Serbia nuk u konsultua me SHBA para dorëzimit të projektrezolutës. Nëse Serbia do të ngulë këmbë në këtë projektrezolutë, ajo duhet të presë një kundërrezolutë nga të paktën 22 vendet e BE-së që e kanë njohur Kosovën, citojnë gazetat serbe diplomatët evropianë.


Autor: dpa/Eliana Xhani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 30.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OY40
  • Data 30.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OY40