1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle angazhohet në Pakistan për bashkëpunim me Afganistanin

Pa bashkëpunimin e Pakistanit nuk mund të mendohet një e ardhme paqësore për Afganistanin. Westerwelle përpiqet që të përfshijë Pakistanin sa më shumë që të jetë e mundur në konferencën për Afganistanin.

Në foto, ministri Guido Westerwelle

Në foto, ministri Guido Westerwelle

Pa Pakistanin nuk mund të arrihet paqja në Afganistan

Fakti që shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle takoi të premten (18.11.) në Islamabad fillimisht shefin e ushtrisë Ashqaf Kayani kishte të bënte thjesht me kalendarin e takimeve prapëseprapë në mënyrë indirekte do të thotë shumë. Kundër udhëheqjes ushtarake në Pakistan nuk vendoset asgjë. Kjo vlen natyrisht edhe kur në pyetje është vendi fqinj, Afganistani. Roli i Pakistanit është i paqartë, të dy vendet nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe kështu qëllimi urgjent i Westerwelles është që Pakistani ta përfshijë sa më shumë që të jetë e mundur në procesin e paqës në Afganistan. Pa Pakistanin nuk mund të arrihet paqja në Afganistan.

Në foto, Ashfaq Parvez Kayani

Në foto, Ashfaq Parvez Kayani

Homologja e tij pakistaneze Hina Rabbani Khar i premtoi atij bashkëpunim të plotë pasi që është në interesin e vet Pakistanit që të luajë një rol konstruktiv për shkak se ai ka vuajtur më së shumti nga gjendja jostabile në Afganistan. Ajo theksoi:

"Ne nuk kemi ndonjë agjendë të fshehtë."

Asnjë interes tjetër përveçse një mjedisi të qetë për Pakistanin. Kjo është e gjitha. "Të gjithë dyshimet për interesat e Pakistanit janë të bazuara në keqkuptime dhe janë tërësisht të padrejta." Kështu shprehet Hina Rabbani Khar.

Stabiliteti në Afganistan është edhe në interes të vendeve fqinje

Westerwelle përshendet këtë si një sinjal të fortë, ai flet anglisht në mënyrë që mesazhi i tij të përcillet në të gjitha mediat pakistaneze. Mbi 30 kamera janë fokusuar mbi të kur ai thekson rëndësinë e stabilitetit në Afganistan. "Kjo nuk është vetëm në interes të vendeve të angazhuara në Afganistan apo vetë Afganistanin". Stabiliteti në Afganistan është po ashtu në interes të vendeve fqinje prej të cilave Pakistani luan një rol shumë të rëndësishëm për një të ardhme më të mirë për Afganistanin.

Në foto, Guido Westerwelle dhe Hina Rabbani Khar

Në foto, Guido Westerwelle dhe Hina Rabbani Khar

Hina Rabbani Khar shkon edhe një hap më tej me llustrimin e saj politik. Të gjitha spekulimet për një lojë të dyfishtë të Pakistanit apo në mbështetje të talebanëve janë krejtësisht të pajustifikuara. Të tjerët kanë dëshirë që vendin tonë ta bëjnë publikisht fajtor për dështimet në Afganistan, tha Khar.

Ajo anashkalon kështu faktin që shefi i Al Kaidës Osama Bin Laden për vite të tëra ka jetuar i patrazuar në Pakistan dhe që shërbimi i fshehtë pakistanez ISI edhe më tej vazhdon të luajë një rol të dyshimtë. Përveç kësaj Pakistani deri sot nuk ka arritur të largojë dyshimet se po strehon talebanët.

Westerwelle: Megjithatë vizita në Islamabad ishte e frytshme

Një afrim tjetër me vendin fqinj në rrafshin më të lartë shtetëror ajo e quan të dëshirueshëm por sërish fajin e hedh tek pala afgane. "Për vallëzim nevojiten dy veta. Qeveria ime e ka gjithmonë dorën e shtrirë, varet nga pala afgane a do ta pranojë atë", sqaron Hina Rabbani Khar.

Rajoni kufitar Pakistan - Afganistan

Rajoni kufitar Pakistan - Afganistan

Nga ana e tij ministri i Jashtëm gjerman është megjithatë i bindur se vizita ishte e frytshme:

"Unë besoj që mund të thuhet se ka lëvizje në këtë proces."

Lëvizje ndoshta, por jo edhe pajtim i cili është urgjentisht shumë i nevojshëm në qoftë se rajoni do të gjejë qetësi.

Autor: Christoph Grabenheinrich / Esat Ahmeti

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi