1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ministri i Jashtëm gjerman përfundon sot vizitën e tij në Amerikën Latine

Guido Westerwelle kthehet ditën e shtunë në Berlin nga udhëtimi i tij njëjavor që u shoqërua nga kritika masive në adresë të tij

default

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle (djathtas) me presidentin brazilian Luiz Inácio Lula da Silva.

Stacioni i fundit i vizitës së ministrit të jashtëm gjerman, Guido Westerwelle në Amerikën Latine është Rio-de-Zhanejro. Atje shefi i diplomacisë gjermane do të informohet për përgatitjet që janë duke u bërë për kampionatin botëror të futbollit 2014 dhe Lojërat Olimpike 2016. Ndërkohë ministria e Jashtme në Berlin sqaroi se shoku i jetës i Westerwelles, organizatori sportiv Michael Mronz nuk do të marrë pjesë në takimet e ministrit. Ai merr pjesë në udhëtim pikërisht në cilësinë e shokut të jetës, u argumentua nga ministria. Ndërkaq të enjten Westerwelle i hodhi poshtë si të pabaza akuzat për përzierje të çështjeve private me ato të punës. Meqenëse opozitës po i mbarojnë argumentet politike, tani po e provon me sulme personale kundër tij dhe familjes së tij, tha politikani liberal (FDP) në San-Paulo të Brazilit:

Dossier 3 Westerwelle in Argentinien - Lebensgefährte

Partneri i Westerwelles, Michael Mronz, ambasadori gjerman në Argjentinë, Günter Rudolf Knieß, dhe ministri Westerwelle.

"Ky është një udhëtim shumë i suksesshëm këtu në Amerikën e Jugut, i cili është i mirë edhe për Gjermaninë dhe politikën e jashtme, dhe gjatë këtij udhëtimi nuk luajtën asnjë rol thashethemet shpifëse nga Gjermania".

Ministri akuzohet për mbrojtje të interesave të biznesit të partnerit, familjes dhe donatorëve partiakë

Më parë gazeta "Berliner Zeitung" kishte informuar se Westerwelle kishte marrë me vete në turin në Amerikën Latine edhe përfaqësues firmash, në të cilat ka pjesë edhe i vëllai. Menjëherë pas publikmit të këtij lajmi kryetarja e grupit parlamentar Aleanca '90/ Të gjelbrit Renate Künast deklaroi se:

Renate Künast Spitzenkandidatin der Grünen für die Bundestagswahl

Kryetarja e grupit parlamentar të Të gjelbëve Renate Künast

"Ministri i jashtëm duhet tani, këtu dhe sot të sqarojë se në bazë të cilave kritere ai merr me vete në udhëtimet e tij njerëz të tjerë, sipërmarrës. Bëhet kjo për interesin gjerman? Dhe ai duhet ta bëjë të qartë sipas cilave rregulla përzihen çështjet private me çështjet e biznesit dhe ato të politikës. Ministri i jashtëm gjerman e ka dhënë betimin për Gjermaninë e jo për kuletën e tij."

Westerwelle nën trysni edhe për udhëtime të mëparshme

Kritikat ndaj shefit të diplomacisë gjermane janë shtuar tani edhe për vizitën e tij në Azi, të kryer në janar. Për shkak se ndër të tjera ai shoqërohej në këtë vizitë nga sipërmarrësi Boersch. Ai është partner biznesi me shokun e tij të jetës dhe vëllain e tij dhe përveç kësaj edhe donator i madh i Partisë Liberale - FDP.

Fakti që Westerwelle zhvilloi bisedime të nivelit të lartë gjatë vizitës së tij si pasojë e këtij diskutimi nuk përmendet pothuajse fare në Gjermani. Në Brazil ai u takua me presidetnin Lula da Silva, ndërsa në Argjentinë me presidentin Kirchner.

Autor: Peter Wilke / Esat Ahmeti

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 12.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MRCS
  • Data 12.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MRCS