1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ministri i Jashtëm gjerman: KS të veprojë në Siri

Ministri i Jashtëm gjerman ka nisur një tur katër ditor në Lindjen e Mesme, në një kohë kur dhuna është shtuar në Siri, tensioni me Iranin është rritur e ndryshimet politike nga Pranvera Arabe nuk janë konsoliduar ende.

Guido Westerwelle në Jordan

Guido Westerwelle në Jordan

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle mbështeti vendimin e Ligës Arabe për të tërhequr vëzhguesit e saj nga Siria, duke dërguar edhe një mesazh për Kinën dhe Rusinë të dorëzohen nga rezistenca e tyre në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të miratuar një rezolutë që do t'i jepte zgjidhje dhunës në vend. “Unë mendoj se vendimi i fundit i Ligës Arabe është një arsye e mirë për partnerët e tjerë në Këshillin e Sigurimit që të ndryshojnë pozicionin e tyre dhe të mos bëhen pengesë,” tha Westerwelle.

Liga Arabe tërhoqi vëzhguesit e saj nga Siria të Shtunën si përgjigje ndaj përplasjeve të dhunshme mes forcave të sigurisë siriane dhe protestuesve që janë kundër qeverisë. Liga tani po kërkon mbështetjen e OKB-së për të detyruar Presidentin Sirian Bashar al Assad të dorëzojë pushtetin dhe në vend të nisë një tranzicion politik. 

Guido Westerwelle

Guido Westerwelle

Westerwelle tha se Gjermania dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian do të bashkëpunojnë me Ligën Arabe në Këshillin e Sigurimit “për të bindur partnerët e tjerë” të “flasin të njëjtën gjuhë” për krizën në Siri.

Procesi i ngrirë i paqes

Ministri i Jashtëm gjerman e bëri komentin gjatë vizitës së tij në Jordan të Dielën, vend nga nisi edhe turi i tij, që do të vazhdojë në Egjipt, Izrael dhe territoret Palestineze. Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij Nasser Judeh, Westerwelle u bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve t'u rikthehen bisedimeve për paqe, që për momentin kanë ngrirë. “Është e nevojshme që bisedat direkte mes Izraelit dhe Palestinës të vazhdojnë, sepse nuk ka alternativë tjetër zgjidhjeje,” tha ai.

Pranvera Arabe dhe Irani

Westerwelle dhe Judeh diskutuan gjithashtu edhe për Pranverën Arabe, duke e quajtur si një periudhë që solli “ndryshime revolucionare” në Jordan.

Westerwelle deklaroi për gazetën gjermane "Die Welt" se tensioni me Iranin për shkak të programit nuklear mund të ulet vetëm nëse Teherani ndryshon pozicionimin e tij. Ai tha se Bashkimi Europian nuk do të tërhiqet nga rruga për të detyruar Iranin të ndalojë prodhimin e armëve atomike. “Në Iran ne po shikojmë një rrezik në rritje,” tha ai duke shtuar se udhëheqësit e Iranit “duhet të kuptojnë se ata e kanë në dorë të zbusin tensionin.”

Autor: Spencer Kimbal/Amarildo Topi

Redaktoi: