1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ministri i Jashtëm Gjerman i quan shumë të rëndësishme marrëdhëniet me SHBA

Gjatë vizitës së tij të parë në Uashington si Ministri i Jashtëm Gjerman i Gjermanisë, Guido Westerwelle (FDP) theksoi rolin e rëndësishëm të marrëdhënieve dypalëshe. Westerwelle u takua me homologen e tij Clinton.

Ministri i Jashtëm Gjerman, Guido Vestervele para Kapitol Hillit

Ministri i Jashtëm Gjerman, Guido Vestervele para Kapitol Hillit

Westerwelle tha se e konsideron SHBA si "partnerin më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm jashtë Evropës". Ndër temat e rëndësishme të bisedimeve të Ministrit të Jashtëm Gjerman në Uashington ishin angazhimi ushtarak në Afganistan si dhe çështje të çarmatimit.

Probleme si Afganistani mund të zgjidhen vetëm në bashkëpunim të ngushtë me SHBA

Pas takimeve në kongresin amerikan, Westerwelle tha se probleme të tilla të mëdha të politikës së jashtme si Afganistani mund të zgjidhen vetëm në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në. Ai theksoi se Gjermania është e gatshme që në koordinim të ngushtë me SHBA të ndikojë që angazhimi në Afganistan të jetë i sukseshëm. Kjo sipas Ministrit të Jashtëm gjerman është e mundur vetëm në rast se bihet dakord për një strategji të përbashkët. Westerwelle theksoi se gjatë bisedimeve të tij me përfaqësues të Komisionit të Jashtëm të Kongresit nuk i kishte rënë në sy ndonjë kërkesë për më tepër ushtarë gjermanë në Afganistan.

Gjermania synon ta ndjekë me vepra nismën e presidentit Obama për çarmatimin

Gjermania, theksoi Wessterwelle nuk synon ta ndjekë vetëm teorikisht nismën e presidentit Obama për çarmatimin, por edhe me vepra. Fjala është për marrëveshjen pasuese të asaj START që presidenti amerikan synon të nënshkruajë me Rusinë si dhe nismën e Obamës në lidhje me armët atomike. Westerwelle tha se dhjetëvjeçari i ardhshëm do të tregojë nëse do të jetë një dekadë çarmatimi apo e armatimi.

Politikani liberal gjerman i cilësoi marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA-së si një "miqësi tepër e thellë". Ai theksoi se fjalimi i së martës që mbajti kancelarja gjermane përpara kongresit amerikan ishte një nder i madh dhe vizita e tij menjëherë pas vizitës së saj tregon se sa të rëndësishme janë për qeverinë gjermane marrëdhëniet me SHBA. Sinjale të shumta për bashkëpunimin në të ardhmen dolën në pah edhe në takimin me Ministri i Jashtëm amerikane Hillary Clinton, e cila më 9 nëntor pritet të vijë në Berlin, për të marrë pjesë në festimet për 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Autor: Pandeli Pani/AFPD

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 06.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KQ80
  • Data 06.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KQ80