1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ministri i Jashtëm gjerman, Gabriel në Uashington

Gabriel do të jetë ministri i parë i Jashtëm që pritet nga Sekretari i ri i Shtetit, Rex Tillerson në Uashington. Takimi zhvillohet nën epokën e re Trump dhe shenjave të hendekut të ri mes dy vendeve.

"Dua një shkëmbim të drejtpërdrejtë dhe personal, sjell me vete mesazhin e miqësisë dhe besimit në Uashington", tha ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel para vizitës në Uashington. "Ne duam të ndajmë me partnerët tanë amerikanë qëndrimet tona, interesat dhe vlerat tona, ne kërkojmë një dialog miqësor, të hapur dhe të mirë", tha Gabriel. Gabriel do të jetë kështu ministri i parë i Jashtëm që pritet nga Sekretari i ri i Shtetit, Rex Tillerson. Por nuk është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.

Shqetësimet e qeverisë gjermane

Qeveria gjermane është tejet e shqetësuar pas startimit të mandatit të Donald Trumpit si president. Ministri i Jashtëm gjerman, Gabriel u shpreh për fjalimin e Trumpit para betimit, si një fjalim me "Tone të forta nacionaliste". Qeveria gjermane shpreson që nga dy figura të qeverisë së re amerikane, James Mattis, ministër i Mbrojtjes dhe Rex Tillerson si ministër i Jashtëm të ushtrohet ndikim mbi presidentin Donald Trump për mos lëkundjen e partneritetit me NATO-n.

USA Tillerson vom Senat endgültig zum US-Außenminister ernannt (Reuters/J. Ernst)

Rex Tillerson

Aktualisht qeveria gjermane ka kritikuar urdhrin ekzekutiv të presidentit, ndalimin e udhëtimit për personat nga shtatë vende myslimane. Kancelarja Merkel tha se edhe lufta kundër terrorizmit nuk e justifikon që "njerëzit e një prejardhjeje apo besimi të caktuar të vihen në dyshim në mënyrë të përgjithësuar. Grindje parashikohen sidomos në fushën tregtare. Bashkësia ndërkombëtare i trembet faktit që Trump do të hapë epokën e kufizimeve tregtare në tregtinë botërore.Trump ka kërcënuar prodhuesit e mëdhenj të automjeteve në Gjermani me gjoba doganore të ndjeshme.

Pra, në një kohë kur mes Berlinit dhe Uashingtonit po hapet një hendek i ri zhvillohet takimi i parë i rëndësishëm i nivelit politik. Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson ka qenë 40 vite me radhë menaxher i koncernit të naftës, ExxonMobil, së fundmi edhe kreu i bordit drejtues. Biznesi i tij me naftën ishte faktor afrimi edhe me Rusinë, tek kjo afri bazohen edhe kritikët e Tillerson.