1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ministri i Jashtëm britanik William Hague në Beograd

Një ndër temat kryesore gjatë bisedimeve do të jetë mundësia që Serbia të ndryshojë rezolutën e saj për Kosovën, të paraqitur për debat në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

default

Ministri i Jashtëm britanik William Hague

William Hague është ministri i dytë i Jashtëm i një vendi perëndimor, i cili brenda një kohe të shkurtër viziton Beogradin, me shpresë se do të ndryshojë qëndrimin e tij sa i përket projektrezolutës së Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Të enjten e kaluar në Beograd ishte ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, i cili bëri të qartë se pavarësia e Kosovës është realitet dhe se pa normalizimin e raporteve me Prishtinën Serbia nuk mund të llogarisë me ndonjë afrim të shpejtë me Bashkimin Evropian.

Serbien Deutschland Guido Westerwelle bei Boris Tadic in Beograd

Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle mepresidentin serb Tadic gjatë vizitës në Beograd

Tadiq: Serbia e gatshme të shqyrtojë projektrezolutën

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq në fundjavë deklaroi se vendi i tij është i gatshëm që me Bashkimin Evropian të rishqyrtojë projektrezolutën e saj, me të cilën kërkohen negociata të reja për statusin e Kosovës. Sipas tij vërejtjet ndaj propozimit serb nuk kanë ardhur prej Bashkimit Evropian, por prej ministrive të jashtme të disa vendeve anëtare. Pala serbe ka bërë të ditur se një delegacion serb do të shkojë për konsultime edhe në Bruksel. Këto të dhëna i kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit e BE-së, të cilët besojnë se pala serbe do të pranojë të bëhen ndryshime në projektrezolutën e saj. Mirëpo, sipas mediave serbe, projektrezoluta serbe do të ndryshohet vetëm përmes amandamenteve, që do të paraqiten në OKB.

Ministri William Hague fillimisht në Beograd do të takohet me presidentin BorisTadiq, pastaj me kryeministrin Mirko Cvetkoviq dhe ministrin e Policisë Ivica Daçiq. Në fund do të bisedojë edhe me homologun e tij serb Vuk Jeremiq. Pas këtij takimi të dy ministrat e Jashtëm do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi. Profesori i Universitetit të Oksfordit Mark Almond deklaroi për mediat britanike se vizita e ministrit të Jashtëm William Hague në Beograd ka për qëllim shtimin e presionit për mbylljen e kapitullit të Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj.

Autor:Agenturen/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 31.08.2010
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P0np
  • Data 31.08.2010
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P0np