1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas de Maizière viziton Serbinë dhe Shqipërinë

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas de Maizière viziton Serbinë dhe Shqipërinë. Në axhendën e vizitës: çështja e emigracionit ilegal, mbrojtja e minoriteteve, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas de Maizière (partia kristiandemokrate)udhëton për në Serbi e në Shqipëri. Siç i komunikoi zëdhënësi i tij të hënën shërbimit evangjelist të shtypit (epd) gjatë udhëtimit dyditor dhe të martën (14.07 - 15.07) ndër të tjera në axhendë do të jenë çështja e azilimit dhe mbrojtja e minoriteteve. Qëllimi i bisedimeve me kryeministrat dhe ministrat e brendshëm të këtyre dy vendeve do të jetë marrja e masave për kufizimin e emigracionit ilegal. Bundestagu (parlamenti i Gjermanisë)së fundi miratoi një ligj, që parashikon kufizimin e fluksit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit.

Numri i azilkërkuesve nga njerëzit që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në dy vitet e fundit është rritur ndjeshëm. Kërkesat për azil të këtij grupi njerëzish nuk kanë sukses, sepse sipas vlerësimit të autoriteteve gjermane në këto vende nuk ka persekutim politik. Argumenti i persekutimit politik merret parasysh në këkresat për azilim, por nuk pranohet si argument varfëria ekonomike. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe ato për refugjatët në të kundërt argumentojnë, se veçanërisht romët në këto vende përballen me diskrimimin dhe përndjekjen.

De Maiziere gjatë vizitës së tij do të bisedojë me politikanët përgjegjës në Serbi dhe në Shqipëri edhe për mbrojtjen e kësaj pakice. Tema të tjera të vizitës janë edhe procesi i antarësimit në BE si dhe lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit.

Me ligjin e miratuar nga Bundestag-u vendet si Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia klasifikohen si vende të sigurta origjine. Kërkesat për azilim nga njerëzit që vijnë prej këtyre vendeve përpunohen shumë shpejt dhe refuzohen. Fillimisht ministri de Maizière donte të përfshinte në këtë listë edhe Shqipërinë e Malin e Zi. Por me këtë ai hasi në rezistencën e partisë socialdemokrate në koalicionin qeverisës. Ky ligj duhet të miratohet tani edhe nga Bundesrati (Këshilli Federal), në dhomën e përfaqësuesve të landeve shumica e nevojshme për miratimin e ligjit është e paqartë.