1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri i Brendshëm Friedrich refuzon azilin për Snowden

Marcel Fürstenau/P.Pani7 Nëntor 2013

Qeveria federale gjermane do të shqyrtojë se nën çfarë kushtesh Snowden mund të merret në pyetje në Moskë.

https://p.dw.com/p/1ADLG
Fotografi: picture-alliance/AP

Në Berlin u mbajt një seancë e veçantë e Grupit të Kontrollit Parlamentar, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura. Anëtarët e këtij grupi donin të mësonin nga drejtuesit e shërbimeve sekrete gjermane se si e përfytyrojnë në të ardhmen bashkëpunimin me partnerët e tyre amerikanë dhe nga kolegu i tyre, deputeti Hans-Kristian Strëbele ata prisnin një raport të hollësishëm mbi takimin me Edward Snowden në Moskë.x

Pas rreth tre orësh takimi i pariqë doli para shtypit qe ministri pranë zyrës së kancelares, Ronald Pofalla (CDU). Ai është edhe koordinator i shërbimeve sekrete dhe në këtë cilësi tha se bashkëpunimit me shërbimet sekrete amerikane do të "shqyrtohet në thelb" në mënyrë që të mund të vihet mbi një "bazë të re".

Ronald Pofalla Kontrollgremium Sitzung am 06.11.2013
Ronald PofallaFotografi: Reuters

Pofalla synon rifitmin e besimit

Që në verë të dy palët kishin rënë dakord që të nënshkruajnë një të ashtuquajtur marrëveshje mosspiunimi. Qëllimi i saj është që të përjashtojë spiunimin reciprok mes shteteve mike. Pofalla tha pas seancës së veçantë të Grupit të Kontrollit Parlamentar se negociatat për këtë marrëveshje po vazhdojnë. Presidenti amerikan Barak Obama do të paraqesë në mes të dhjetorit rezultatet e një rishikimi të shërbimve sekrete amerikane, tha koordinatori i shërbimeve sekrete gjermane. Kjo është një "mundësi unike për të rifituar përsëri besimin e humbur."

Edhe Kryetari i Grupit të Kontrollit Parlamentar Thomas Oppermann pret një "marrëveshje ligjërisht të detyrueshme" për bashkëpunim mes shërbimeve sekrete gjermane dhe amerikane.

Kurse Edward Snowden nuk mund të shpresojë për azil politik në Gjermani, sikurse deklaroi qartë ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich (CSU). Ish-punonjësi i Shërbimit sekret të SHBA(NSA) nuk përndiqet politikisht, e shpjegoi Friedrich qëndrimin e tij. Por qeveria federale gjermane do të shqyrtojë megjithatë se "nën çfarë kushtesh" Edward Snowden mund të merret në pyetje në Moskë. Rusia i ka dhënë Snowden azil për një vit.

Bundesinnenminister Hans-Peter Friedrich am 6.11.2013
Hans-Peter FriedrichFotografi: picture-alliance/dpa

Strëbele do që Edward Snowdenit t'i jepet azil në Gjermani

Deputeti i Gjelbër Hans-Christian Strëbele që u takua javën e kaluar me Snowden në Rusi është i mendimit se atij mund t'i jepet statusi i azilantit politik në Gjermani, në rast se qeveria gjermane e do këtë. Ai tha se është i pakënaqur me sqarimin e afersë së NSA-së në Gjermani si dhe për lajmet se në çatinë e ndërtesës së ambasadës britanike në Berlin kanë antena dhe pajisje përgjimi. Strëbele tha me zemërim, se nga një partner evropian me siguri që duhet të jetë e mundur që të mësojmë se "çfarë bën ai në ambasadën e tij në Gjermani".

Hans-Christian Ströbele bei Edward Snowden
Hans-Christian Ströbele dhe Edward SnowdenFotografi: picture-alliance/dpa