1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ministri Hyseni kërkon një angazhim më të fortë evropian për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, po viziton dje dhe sot (10.03/11.03) Parlamentin Evropian në Strazburg. Qëllimi i vizitës është takimi me një sërë "përkrahësish të Kosovës në Parlamentin Evropian".

Kosova kërkon mbështetje nga Evropa

Kosova kërkon mbështetje nga Evropa

Ishte një vizitë mes miqsh: Një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni kërkon një angazhim më të fortë evropian për vendin e tij. Në Strazburg ai gjen mirëkuptim për këtë, ndonëse ka edhe zëra kritikë. Kjo doli në pah në shkurt: në një rezolutë Parlamenti Evropian vuri në dukje "se ka një përmirësim të situatës së sigurisë në Kosovë". Megjithatë deputetët kritikuan ashpër korrupsionin dhe kriminalitetin. Vërejtjet nga Strazburgu vlerësohen me seriozitet, theksoi ministri i Jashtëm i Kosovës:

"Rekomandimet e raportit janë për ne absolutisht të detyrueshme. Ne duam madje që t´i vemë në jetë të gjitha këto rekomandime, sepse ne e konsiderojmë veten si pjesë të Evropës, ndaj duhet të respektojmë standardet evropiane. Korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar ndodhin në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova nuk bën përjashtim, ndonëse kuota e kriminalitetit në Kosovë është disi më e ulët se në vende të tjera të rajonit."

Skender Hyseni, ministri i jashtëm i Kosovës ka takuar deputetë të Parlamentit Evropian

Skender Hyseni, ministri i jashtëm i Kosovës ka takuar deputetë të Parlamentit Evropian

Perspektiva evropiane është e rëndësishme për njerëzit në Kosovë. EULEX-i është misioni civil më i madh në historinë e BE-së dhe tani pason misionin e UNMIK-ut, për të ndihmuar në ndërtimin e strukturave civile. Por BE-ja është e përçarë: Pesë nga gjithsej 27 vendet anëtare nuk e kanë njohur Kosovën. Ministri i Jashtëm Hyseini është i qetë dhe optimist, sipas tij njohja e përbashkët nga të gjitha shtetet evropiane është vetëm, çështje kohe:

"Unë jam i sigurtë, të gjitha vendet anëtare të BE-së shumë shpejt do ta njohin Kosovën. Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania nuk e kanë njohur deri tani vendin tonë, por unë kam edhe lajme të mira: Të gjitha këto vende mbështesin misionin e BE-së, EULEX, në Kosovë. Përveç kësaj, pavarësisht mosnjohjes, disa nga këto vende do t´i njohin pasaportat e Kosovës. P.sh. me një pasaportë të Republikës së Kosovës mund të udhëtosh për në Greqi."

Përsa i përket sigurisë, Republika e Kosovës konsideron se është në rrugë të drejtë. Evropa do dhe duhet ta mbështesë procesin e stabilizimit në shtetin më të ri, për 15 muajt e ardhshëm ndihma do të jetë mbi 200 milionë euro.

Janis Papadimitriu/Strasburg/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 11.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H9pW
  • Data 11.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H9pW