1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ministri gjerman i Mbrojtjes në Afganistan - Karzai i prerë ndaj talebanëve

Situatë e tensionuar në Afganistan. Ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maizière ka mbërritur në një vizitë të panjoftuar më parë në Afganistan. Kabuli dhe Uashingtoni vazhdojnë mosmarrëveshjet për talebanët.

default

Thomas de Maiziere në Afganistan

Ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maizière arriti këtë të enjte (20.06) në mëngjes në kuartierin kryesor gjerman në Masar-i-Scharif, ku është numri më i madh i 4100 ushtarëve të Bundesverit të stacionuar në Afganistan. Vizita e tij pason dy ditë pasi përgjegjësinë e sigurisë e kanë marrë forcat afgane të policisë dhe ushtrisë. Ndërkohë udhëheqja afgane nën presidentin Hamid Karzai bëri të ditur ditën e mërkurë (19.06) se dëshiron t'i bojkotojë bisedimet e kërkuara paqësore nga SHBA-ja me talebanët radikalë islamikë.

"Askush nuk do të marrë pjesë në negociatat në Katar, për aq kohë sa ata nuk janë të përfshirë në një proces paqeje "të brëndshme afgane", deklaroi presidenti afgan nga zyra e tij në Kabul. Ai theksoi se negociatorët afganë do të qëndrojnë larg bisedimeve në Katar, deri sa “fuqitë e huaja” të lejojnë mbarëvajtjen e procesit të kryesuar nga afganët, si dhe larg bisedimeve për sigurinë me SHBA-të, në lidhje me prezencën e amerikanëve në Afganistan, pasi NATO të largohet në 2014-n.

Kundër talebanëve

Afghanistan Karsai PK in Kabul 18.06.2013

Presidenti afgan, Hamid Karzai

Zyrtarët e tij thanë se ai kundërshton nxjerrjen e një flamuri talebanësh në ndërtesë, si dhe emrin e vendosur ndaj saj, “Emiratet Islamike të Afganistanit”. Uashingtoni dhe Kabuli kanë mosmarrëveshje në lidhje me një zyrë të re të talebanëve në Katar e cila u hap të martën, në të njëjtën ditë, kur NATO i dorëzoi sigurinë e Afganistanit qeverisë së këtij vendi, për herë të parë që kur talebanët u rrëzuan me forcë nga pushteti në 2001-shin.

Pavarësisht bisedimeve të planifikuara, talebanët vazhdojnë përsëri sulmet e tyre. Gjatë bisedimeve për paqe nuk ka armëpushim, tha Mohamed Sohail Shaheen nga zyra e re koordinatore e talebanëve në Katar për televizionin Al-Xhazira. Nga një sulm me raketa në bazën ushtarake Bagram një ditë më parë ishin vrarë katër ushtarë amerikanë.