1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ministri gjerman i Bujqësisë jep dorëheqjen

Vetëm dy minuta iu deshën ministrit të Bujqësisë, Friedrich për ta deklaruar dorëheqjen e tij. Presioni në aferën e politikanit Edathy është shumë i fortë, tha ai. Prokuroria është e shqetësuar për nxjerrjen e sekretit.

Ministri gjerman i Bujqësisë, Hans-Peter Friedrich dha dorëheqjen për shkak të rolit të tij në aferën rreth politikanit socialdemokrat, Sebastan Edathy.

"Dëshiroj t'ju bëj të ditur se i kam ofruar sot kancelares së republikës dorëheqjen nga posti i ministrit të Bujqësisë", tha politikani i CSU-së në Berlin. Friedrich e informoi në tetor si ministër i Brendshëm kryetarin e Partisë Socialdemokrate Gjermane, Sigmar Gabriel se emri i socialdemokratit Edathy është shfaqur në hetime.

"Unë vazhdoj të jem i bindur se kam vepruar politikisht dhe juridikisht si duhet në tetor", tha Friedrich. "Por unë them edhe se presioni orët e fundit mbi mua u rrit në masën që unë besoj se nuk mund t'i kryej më detyrat që kam në këtë dikaster me përqendrimin, me qetësinë por edhe me mbështetjen e nevojshme politike."