1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ministri amerikan i Mbrojtjes u kanoset partnerëve në NATO

Deri në fund të vitit do të duhet të rriten buxhetet e aleatëve për mbrojtje. Ndryshe SHBA do ta zvogëlojë angazhimin e saj.

Belgien Mattis mit Stoltenberg beim NATO Verteidigungsminister-Treffen in Brüssel (Reuters/F. Lenoir)

Mattis dhe Stoltenberg

Taksapaguesit në SHBA nuk mund të vazhdojnë të paguajnë më shumë se shtetasit e vendeve të tjera partnere për ruajtjen e vlerave perëndimore, theksoi ministri amerikan i Mbrojtjes James Mattis, në takim me homologët e tjerë të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel. Deri në fund të vitit aleatët duhet të paraqesin nje plan për rritjen e të dhënave financiare për qëllimet e mbrojtjes, theksoi Mattis. Më parë ministri i Mbrojtjes theksoi rëndësinë e aleancës ushtarake veriatlantike. Vlerësimet kritike të presidentit Donald Trump për NATO-n kanë shkaktuar irritime në të kaluarën. "Aleanca mbetet fundamenti i raporteve transatlantike të SHBA me vendet e tjera", theksoi Mattis në takimin e Brukselit.

Belgien US Außenminister James Mattis auf NATO Treffen in Brüssel (Getty Images/AFP/E. Dunand)

James Mattis

Trump ka deklaruar para marrjes së postit të presidentit se NATO është vjetëruar dhe ka kritikuar angazhimin tepër të vogël financiar të evropianëve në aleancë dhe në lutën kundër terrorizmit. Mattis gjatë vizitës së tij të parë si shef i Pentagonit në selinë e NATO-s në Bruksel tha se presidenti amerikan "e mbështet fuqishëm" NATO-n.

Kërkesat e drejta

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen i ka quajtur si të drejta kërkesat amerikane për mbështetje më të madhe financiare. "Është një çështje e mirësjelljes që edhe evropianët të japin kontributin e tyre dhe që kjo të mos bjerë më së shumti mbi supet e amerikanëve", theksoi politikanja e CDU-së në Bruksel. Por është me rëndësi që të vazhdohet edhe me forcimin e mbrojtjes evropiane.

USA Washington Jim Mattis, Ursula von der Leyen (picture-alliance/AP Photo/K. Wolf)

Mattis dhe Ursula von der Leyen

Vendet e NATO-s kanë rënë dakord në vitin 2014 që buxhetet financiare për qëllimet e mbrojtjes të shkojnë drejt nivelit 2% të prodhimit bruto për secilin vend. Vitin e kaluar përveç SHBA-së, këtë nivel e kanë arritur edhe Greqia (2,4 %), Britania e Madhe (2,2 %), Estonia (2,2 %) dhe Polonia (2,0 %). Gjermania ndan për mbrojtjen vetëm 1,2 % të GDP vjetore.

Dallimi me SHBA-në është shumë i madh, sepse SHBA për qëllimet e mbrojtjes ndan 3,6 5 të GDP. Edhe presidentët e mëparshëm George W.Bush dhe Barack Obama kanë kërkuar prej evropianëve që të ngrenë nivelin e mjeteve financiare për mbrojtjen. Von der Leyen tha në Bruksel se buxheti gjerman për mbrojtjen është rritur këtë vit me 8 %. "Kjo është një shumë tepër e madhe, por duhet të rritet edhe më shumë", tha ministrja. Kjo është edhe në interesin e ushtrisë gjermane, e cila ka përjetuar së fundi reduktime të mëdha. Bundeswehri duhet të modernizohet për shkak të sfidave të reja pas ndryshimit të gjendjes së sigurisë. Von der Leyen tha se të enjten në takimin e ministrave do të nënshkruajë me partnerët evropianë edhe projekte të reja të armatimit.

bc/wl/cr (dpa, afp)