1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ministres Schmidt i vjedhin veturën e shërbimit

Vetura e shërbimit e ministres me sa duket është përdorur larg vendit të punës. Ndaj në Gjermani janë ndezur kritikat

Ministrja Schmidt duke dalë nga vetura e shërbimit në Berlin

Ministrja Schmidt duke dalë nga vetura e shërbimit në Berlin

Politikania socialdemokrate duhet të japë sqarime edhe para Komisionit për Buxhetin të Parlamentit gjerman.

Pas vjedhjes së automjetit të saj të shërbimit në Spanjë, Ministrja gjermane e Shëndetësisë Ulla Schmidt është vënë në qendër të kritikave. Politikanë të opozitës dhe Shoqata e Taksapaguesve gjermane kërkuan sqarime nga Schmidt-i se pse ka përdorur makinën e shërbimit në Alicante të Spanjës, ku ndodhej për pushime. Politikania socialdemokrate duhet të japë sqarime edhe përpara Komisionit për Buxhetin të Parlamentit gjerman. Kryetari i këtij komisioni nga partia liberale FDP, Otto Fricke u shpreh:

"Komisioni për Buxhetin kërkon të dijë nëse ministrja ka vepruar në mënyrë të arsyeshme me makinën e shërbimit që i është vënë në dispozicion. Shpresoj që ajo të ketë respektuar të gjitha rregullat ligjore. Por Schmidti duhet të sqarojë se për çfarë arsyeje shërbimi e ka përdorur makinën."

Shoqata e Taksapaguesve gjermanë kërkon sqarime

Shoqata e Taksapaguesve gjermanë pritet t'i nisë sot një letër ministres Schmidt. Drejtuesi i saj Reiner Holznagel tha për gazetën "Bild am Sonntag":

"Ne kërkojmë sqarime se përse makina e saj e shërbimit duhej të udhëtonte plot 5.000 kilometra nëpër Evropë. Asnjë qindarkë e taksapaguesve nuk duhet të shpenzohet vetëm për komfortin e udhëtimit të një ministreje."

Kritikë ndaj politikanes socialdemokrate u shpreh edhe nga partneri në koalicion, Bashkimi Kristiandemokrat-Kristiansocial. Politikani kristiandemokrat për çështje të buxhetit, Georg Schirmbeck e cilësoi shpërdorim "skandaloz" të parave të taksapaguesve dërgimin nga ministrja Schmidt të makinës së shërbimit me shofer, mes për mes Evropës, deri në vendin e pushimeve, Alicante.

Ministria e Shëndetësisë i ka hedhur poshtë akuzat për sjellje jokorrekte nga Schmidt. Ashtu si të gjithë anëtarët e kabinetit edhe Ministrja e Shëndetësisë ka të drejtë të ketë një makinë shërbimi. Përdorimet private të automjetit llogariten po nga llogaria private.

Autor:dpa/rtr/Eliana Xhani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 27.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IyAG
  • Data 27.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IyAG