1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat evropianë trajtojnë çështjet e të huajve

6 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CXjQ

Ministrat e brendëshëm dhe të mbrojtjes të BE, sot në Bruksel për herë të parë do të konsultohen së bashku për politikën e migrimit në Evropë. Në debatin e cili zhvillohet në prag të samitit afrikan do të bëhet fjalë edhe për angazhimin e forcës puntore nga vendet e treta. Komisioni evropian për një kohë të gjatë angazhohet për legalizimin e migrimit në Evropë. Njëkohësisht kërkon që të arrihen marrveshje me vendet prej nga vijnë këta përsona për ripranimin e tyre. Temat tjera të takimit janë zgjërimi i zonës së Shengenit dhe lufta kundër terrorizmit.