1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ministrat e NATO-s flasin për Kosovën dhe grinden për Afganistanin

Të 26 ministrat e mbrojtjes së NATO-s dhe të vendeve të trupës shumëkombëshe në Afganistan janë mbledhur në Vilnius për të bërë bilancin e angazhimit tetëvjeçar në Afganistan dhe përcaktimin e strategjisë së ardhshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe ministrat e mbrojtjes së Nato-s në Vilnus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe ministrat e mbrojtjes së Nato-s në Vilnus


Sipas diplomatëve të NATO-s nga takimi nuk pritet zgjerimi i operacionit, megjithëse shumë ushtarakë e synojne këtë. Por edhe fundi i misoinit nuk dihet.

Trysnia ndaj Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë në NATO për shtimin e trupave pa kufizim të vendit të stacionimit po rritet. Ministri afgan i mbrojtes, Abdul Rahim Vardak para takimit me ministrat e brendshëm të NATO-s u shpreh se në vendin e tij nevojiten më shumë ushtarë për të luftuar islamistët dhe talibanët radikalistë.

Udhëheqja e NATO-s bën fjalë për 7500 ushtarë, që duhet t'u bashkangjiten 43.000 ushtarëve të dislokuar në Afganistan. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Skefer (Jaap de Hoop Scheffer): "Kemi nevojë për më shumë trupa në Afganistan. Për këtë normalisht nuk flasim publikisht. Këtë mund ta përësësir edhe njëherë."


Ditët e fundit politikanët kanadezë dhe amerikanë kanë kërkuar më shumë trupa nga Gjermania për t'i dërguar në jug. Qeveria gjermane nuk e ka pranuar këtë kërkesë.

Ministri i mbrojtjes Jung do të dërgoje vetëm 250 ushtarë të trupavge të ndërhyrjes së shpejtë për të zëvendësuar kontigjentin norvegjez në veri. Jung: "Ne e kemi biseduar këtë ndarje rajonale me NATO-n, e cila sipas mendimit tim është mjaft e mençur. Ju e dini që ne me dislokimin e 4000 trupave në Afganistan e përmbushim detyrën tonë."


Britanikët, danezët, dhe hollandezët kanë pasur më shumë humbje nëtrupa. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e kupton situatën në të cilën ndodhet Gjermania. Në koalicionin e madh kristiandemokratë dhe socialdemokratë, nuk mund të gjejë mbështetja ideja e trupave luftarake në jug. "Mendoj se gjermanët bëjnë një punë shumë të mirë në Afganistan. Unë jam realist. E di që Bundestagu do t'i ruajë disa kufizime. Natyrisht që unë dëshiroj të ketë më shumë mobilitet tek aleatët."

Trupa shumëkombëshe do të qëndrojë edhe disa vjet në Afganistan. Edhe njëherë ministrat e mbrojtjes do të vendosin për të mondernizuar ushtrinë afgane në mënyrë që ajo të marrë përsipër më shumë detyra. Detyra tjetër që qëndron përpara është përmirësimi i bashkëpunimit me organizatat humanite, Kombet e Bashkuara dhe BE-në për të çuar përpara rindërtimin e Afganistanit, përmirësimin e sistemit arsimor dhe ngritjen e institucioneve shtetërore.

DW.COM

  • Data 07.02.2008
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D3vN
  • Data 07.02.2008
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D3vN