1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ministrat e Mbrojtjes të Natos këshillohen për Afganistanin dhe Kosovën

Në Bruksel po zhvillon punimet konferenca e ministrave të mbrojtjes së NATO-s. Në qendër të diskutimeve janë dy tema: gjendja në Afganistan dhe e erdhmja e trupave të NATO-s në Kosovë.

Komandanti amerikan i Nato-s në Afganistan bën bilancin e luftës në Afganistan

Komandanti amerikan i Nato-s në Afganistan bën bilancin e luftës në Afganistan

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s po zhvillojnë konsultime mbi gjendjen në Afganistan duke analizuar zhvillimet që nga samiti i NATO-s të zhvilluar në prill në Bukuresh. Në Gjermani para fillimit të konferencës e cila po mbahet në Bruksel pati spekullime për një rritje të mundshme të kontigjentit gjerman në Afganistan. Ministri i mbrojtjes, Franc Jozef Jung mbi këtë nuk dha shifra konkrete: "Mandati i ri fillon në tetor dhe unë që para pushimeve të verës do të pronocohem për nivelin e shifrave të kontigjentit të ri."

Por duket se rritja e trupave në Afganistan nuk ka për të ndodhur shumë larg. Sepse gjendja e sigurisë në Afganistan është përkeqësuar. Jung: "Atje ka ndryshuar diçka. Ne kemi zhvilluar një operacion nga veri në perëndim. Ata kanë siguruar ndërkohë 10 maune me armatime deri tek raketat. Kjo do të thotë një ashpërsim konkret i situatës."

Në takimin e ministrave të mbrojtjes në Bruksel po diksutohet edhe për zhvillimet e ardhshme në Kosovë. Para së gjithash duhet sqaruar se mbi ç'bazë do të zhvillohet bashkëpunimi i ardhshëm me misionin evropian EULEX-in. Ky mision do të duhet të mbështesë në Kosovë ndërtimin e një sistemi të drejtësisë dhe policisë. Fillimisht ishte menduar që evropianët të merrnin përsipër detyrat e administratës ndërkombëtare UNMIK.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkauar Ban Ki Moon ka gjasa që të ketë vendosur që evropianët të mos veprojnë në mënyrë të veçuar, por të aderojnë në Kosovë në ombrellën e Kombeve të Bashkuara. Nëse është kështu, Ban atëherë ka reaguar pas shqetësimeve te Rusisë, vend ky që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ministri gjerman i mbrojtjes, Franc Jozef Jung është shprehur në Bruksel se para së gjithash është e rëndësishme që në Kosovë të mos krijohet vakum sigurie.

"Kjo do të thotë që të mos largohet UNMKI-u pa mbërritur EULEX-i. Për këtë arsye tanimë është e arsyeshme që veprimet të ndërmerren nën ombrellën e UNMIK-ut", tha ministri gjerman i mbrojtjes, Jung.

Ndërkohë të enjten NATO vendosi që të zgjerojë mandatin e saj në Kosovë. Trupat e Aleancës do të duhet të ndihmojnë trupat kosovare në ndërtimin e forcave të sigurisë. Trupa e re ushtarake kosovarë do t'i zerë vendin trupave të mbrojtjes së Kosovës.

DW.COM

  • Data 13.06.2008
  • Autor Philip Bilsky nga Brukseli
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EIzv
  • Data 13.06.2008
  • Autor Philip Bilsky nga Brukseli
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EIzv