1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Detit të Zi në Tiranë

Pjesëmarrësit në takim u fokusuan më shumë tek nevoja e bashkepunimit ekonomik mes vendeve të rajonit, si një kontribut i drejtëpërdrejtë për paqen, stabilitetin dhe mirëkuptimin ndërmjet shteteve.

Selia e kryeministrisë në Tiranë

Selia e kryeministrisë në Tiranë

Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, BEDZ, funksion si një organizatë rajonale prej dhjetë vitesh. 12 vendet anëtare të organizatës Azerbajxhani, Shqipëria, Armenia, Bullgaria, Greqia, Gjeorgjia, Rumania, Moldavia, Federata Ruse, Serbia, Turqia e Ukraina si dhe një sërë vendesh e institucionesh të tjera me statusin e vëzhguesit përpiqen që të forcojnë bashkëpunimin politik dhe ekonomik në rajon nëpërmjet iniciativave e programeve konkrete të zhvillimit.

Ministrat e Jashtëm të BEDZ-it në takimin e tyre të 19-të, që u mbajt në Tiranë, theksuan nevojën e intesifikimit të projekteve ekonomike si një kontribut i drejtëpërdrejtë për paqen, stabilitetin dhe mirëkuptimin ndërmjet shteteve anëtare. Pavarësisht dallimeve që ka në qëndrimet mes qeverive të vendeve të rajonit për çështje të ndryshme, ka disa herë më shumë të tjera ku akordi dhe kooperimi janë prezente.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur në takimin e BEDZ-it përmendi faktin se kombet dhe vendet tona janë të lidhura me mijëra fije të gjithanshme në të shkuarën e tyre. Ato janë në një përpjekje të madhe e te përbashkët ne ndërtimin e të ardhmes se tyre si kombe të lira e sovrane.

"Rajoni i këtij bashkëpunimi është një nga rajonet më të rëndësishme të botës me potencialet e tij enorme me vendndodhjen e tij, vendndodhje në të cilat me shtrirjen e tij gjeografike ku kryqëzohen rrugët me të rëndësishme tëë planetit. Rajoni është rajoni i rrugëve dhe I korridoreve më të mëdha energjetike, të transportit të shkëmbimit tokësor midis dy kontinenteve, të shkëmbimeve të mëdha tregtare. Të gjitha këto kanë një kusht fondamental për t’u bërë realitet: paqen stabilitetin, mirëkuptimin", deklaroi kryeministri Berisha.

Një nga rezultatet konkrete të takimit të Tiranës është nënshkrimi i marrëveshjes për lehtësimin e procedurave të vizave për biznesmenët si dhe një marrëveshje që lehtëson transportin e mallrave mes vendeve të rajonit. Pas Shqipërisë, në gjashtë muajt e ardhshëm kryesimin e radhës të BEDZ-it do ta ketë Armenia.

  • Data 23.10.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FfTH
  • Data 23.10.2008
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FfTH