1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Ministrat e jashtëm të NATO-s dhe të BE diskutuan për Kosovën

Ministrat e jashtëm të NATOS diskutuan sot për pasojat e shpalljes së pritur të pavarësisë së Kosovës.

Në foto: ministrat e jashtëm të NATO-s dhe të BE në Bruksel, 07.12.07

Ministrat e jashtëm të NATO-s dhe të BE në Bruksel, 07.12.07

NATO-ja dhe BE ishin të interesuar në darkën e tyre të enjten para së gjithash që të gjejnë një vijë të përbashkët për çështjen e Kosovës. Kjo duket se ka funksionuar me sukses, të paktën përsa i përket pranisë së trupës së KFOR-it në Kosovë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Skefer: "Vazhdimi i angazhimit të NATO-s për siguri dhe stabilitet në rajon mbetet vendimtar, dhe ne do të veprojmë me vendosmëri kundër të gjithë atyre që përdorin mjete dhune. Pavarësisht nga përfundimi i cështjes së statusit, Kosova duhet të mbetet një vend, në të cilin shqiptarët e Kosovës, serbët dhe të tjerët të jetojnë së bashku në paqe, pa frikë dhe kërcënim." Por BE është i përçarë përsa i përket një njohjeje të mundshme të Kosovës si shtet i pavarur. NATO-ja përpiqet të mos përfshihet në këtë çështje. Por Rusia mund të shohë në vazhdimin e prezencës së KFOR-it në një Kosovë të pavarur, një njohje indirekte të pavarësisë. Megjithatë, në raport me Rusinë, tema që preokupon më shumë NATON është braktisja nga Rusia e marrëveshjes së çarmatimit të Konferencës për Sigurinë në Evropë. Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Steinmeier u ankua në Bruksel se megjithë përpjekjet e shumta nuk është arritur që të ndryshohet qëndrimi i Rusisë. Mbeten pak ditë derisa punët të fitojnë dinamikën e vet: shqiptarët e Kosovës mund ta marrin që më 11 dhjetor fatin e tyre në duar; dhe dy ditë më vonë, do të hyjë në fuqi suspendimi nga Rusia i marrëveshjes së KSE-së.

  • Data 07.12.2007
  • Autor Kristof Hasselbach / Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CYhf
  • Data 07.12.2007
  • Autor Kristof Hasselbach / Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CYhf