1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë për Guantanamon dhe Lindjen e Mesme

Në shtypin gjerman të së martës komentohet takimi i ministrave të jashtëm të BE-së për Lindjen e Mesme dhe për pranimin e të burgosurve të liruar nga kampi i të burgosurve të SHBA-së në Guantanamo.

default

Në të përditshmen "Mittelbayerische Zeitung" komentohet qëndrimi ndaj konfliktit të Lindjes së Mesme: "BE-ja mund të prezantohet si ndërmjetësuese korrekte, nëse i dëgjon në të njëjtën masë si izraelitët edhe palesitnezët. Megjithatë kyçi për një paqe afatgjatë ndodhet diku tjetër. Vëzhguesit janë të një mendimi: Se vetëm nëse palestinezët arrijnë të krijojnë një qeveri, në të cilën të përfaqësohet i gjithë populli, mund të ndalet spiralja e dhunës. Ndaj është e rëndësishme që Brukseli ka sinjalizuar mbështetjen. Kjo duhet të përfshijë edhe një strategji të re kundrejt Iranit. Sepse nuk është sekret, që Teherani furnizon Hamasin me para dhe me armë."


Sa i përket të burgosurve që do të lirohen nga kampi i Guantanamos dhe pranimit të disave prej tyre në vendet e BE-së gazeta "Straubinger Tagbaltt / Landshuter Zeitung" nënvizon: "Guantanamo nuk është as një kamp i eksluziv vetëm për terroristë, dhe as një burg, ku janë mbledhur qingjat e pafajshëm. Në radhët e rreth 250 të burgosurve është e përfaqësuar gama e tërë e terrorit. Atje ndodhen kriminelë, që kanë kryer krime të rënda dhe të cilëve më në fund duhet t´u bëhet procesi i rregullt gjyqësor. Krahas tyre ka edhe simpatizantë të islamizmit radikal, të gatshëm të ushtrojnë dhunë, por ka edhe të pafajshëm, të cilët rastësisht kanë rënë në rrjet pas tmerrit të 11 shtatorit 2001 dhe turbullirës që pasoi në shërbimet sekrete."





  • Data 27.01.2009
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GgzH
  • Data 27.01.2009
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GgzH