1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë në Marsejë mbi bashkëpunimin me presidentin e ardhshëm amerikan

BE do që SHBA të bashkëpunojë më shumë në kapërcimin e krizës financiare globale. Ndërmjetësimi i suksesshëm në luftën e Kaukazit dhe aftësia në përballimin e krizës financiare e bëjnë BE-në më të sigurt në vetvete.

MPJ i Francës Bernard Kouchner dhe Benita Ferrero-Waldner, komisarja e BE-së për çështjet e jashtme

MPJ i Francës Bernard Kouchner dhe Benita Ferrero-Waldner, komisarja e BE-së për çështjet e jashtme

Nuk është rastësi që Bashkimi Evropian të përcaktojë rolin e tij përballë Amerikës kaq pranë zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Bëhet fjalë për vendosjen e piketave të ardhshme dhe të kufijve para së të fillojë kapitulli i ri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Pikërisht për këtë qëllim mblidhen sot (03.11) në Marsejë 27 ministrat e jashtëm të BE-së.

Evropianët duan të jenë partnerë të barabartë përballë SHBA

Një gjë është e sigurtë. Në këtë kapitull të ri të marrëdhënieve me SHBA-të, evropianët duan të jenë partnerë të barabartë përballë Uashingtonit dhe të merren seriozisht në konsideratë. Në një deklaratë të përbashkët që ka përgatitur presidenca franceze, thuhet se BE në luftën e Kaukazit dhe në përballimin e krizës financiare ndërkombëtare ka treguar vullnet për të vepruar dhe aftësi për të angazhuar partnerët e saj.

Vetëbesim i ri në radhët e BE-së

Javët e fundit BE ja ka dalë që të profilohet si një menaxhere e sukseshme krizash. Ky vetëbesim i ri admirohet në BE dhe për këtë arsye po bëhen përpjekjet për ta mbajtur këtë gjendje.

Në arenën ndërkombëtare ka disa kriza ende të pazgjidhura e ku nevojitet bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara. Ky bashkëpunim nevojitet si në zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, si në marrëdhënien me Rusinë, në kapërcimin e krizës ndërkombëtare, në reformën e Kombeve të Bashkuara apo në konfliktin atomik me Iranin. Të gjitha këto çështje shpresohet që të marrin udhë me bashkëpunimin me zgjedhjen e presidentit të ri.

BE dëshiron pra që të jetë partnere e barabartë. Në takimin e ministrave të jashtëm të BE në Marsejë pritet edhe miratimi i një deklarate të përbashkët, në të cilën thuhet se Bashkimi Evropian dhe SHBA-të duhet t'ja dalin së bashku që t'i përthithin në strategjitë e reja të vendimmarrjes superfuqitë në ngritje e sipër, si Kina apo India. Gjithashtu së bashku me SHBA-të duhet t'ja dalim që Rusia të respektojhë plotësisht rregullat ndërkombëtare, thuhet në deklaratë.

BE-ja duhet të formulojmë linjën e vet të përbashkët

Nuk bëhet fjalë që të bindet Amerika për t'u fiksuar pas linjës evropiane. Por si është shprehur Benita Ferrero Valdner, komisarja e BE-së për çështjet e jashtme në kuadër të takimit: "Veçanërisht e rëndësishme është që ne si Bashkim Evropian të formulojmë linjën tonë të përbashkët."

Nëse BE do ja dalë mbanë që të pozicionohet si partner i barabartë përballë presidentit të ri amerikan, nuk do të varet vetëm nga fakti nëse evropianët do të gjejnë emëruesin e përbashkët në çështjet kardinale.

  • Data 03.11.2008
  • Autor Michael Becker
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FmSC
  • Data 03.11.2008
  • Autor Michael Becker
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FmSC