1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ministrat e Jashtëm të BE përgatisin takimin e pranverës të BE

Sot (16.03) anëtarët e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së takohen në Bruksel. Detyra kryesore e tyre do të jetë përgatitja e takimit të pranverës të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, nga 19- 20 mars.

default

Ky takim përsëri do të ketë në fokus krizën financiare.

Një sërë shtetesh të BE-së pjesërisht kanë hartuar programe të detajuara koniunkturore, gjë që i rëndon jashtëzakonisht buxhetet shtetërore. Në këtë drejtim duhet bërë edhe më shumë, kërkon presidenti i SHBA-së, Barack Obama, por shumica e shteteve të BE-së tani për tani janë kundër nddihmave të mëtejshme nga shteti.

Edhe Komisioni Evropian ka propozuar, që të vendoset një program më vete koniunkturor evropian. Por një sërë qeverish shprehin dyshime, përsa i përket financimit të projekteve të planifikuara për mbështetejen e një programi të tillë. Nga ana tjetër, presidenti i Komisionit të BE-së, José Manuel Barroso tërhoqi vëmendjen që të mos mbahen shpresa të ekzagjeruara ndaj efektit të masave të tilla:

„Në BE ne kemi një buxhet më pak se 1% të produktit të brendshëm bruto të ekonomisë evropiane. Instrumentat më të rëndësishme ndodhen në duart e vendeve anëtare, dhe kjo kështu do të mbetet brenda një periudhe të parashikueshme. Pra le të mos ngjallim shpresa, të cilat nuk mund të përmbushen."

Komisioni mendon lidhur me këtë program kryesisht për investime për projektet e mjedisit, të energjetikës dhe të sektorëve të tjerë të infrastrukturës. Ndër masat e vendeve anëtare duket të ketë efekt të veçantë bonusi ndaj makinave të vjetra, që paguhet p.sh. në Gjermani. ( S hën. i përk. Aktualisht të gjithë ata që dorëzojnë makinat e vjetra për të blerë një të re në Gjermani marrin një shpërblim prej 2500 eurosh. ) Përmes kësaj synohet që të parandalohet rënia e konsumit, gjë që vërehet në këtë çast. Barroso thekson, se një masë e tillë ka efekt edhe përtej Gjermanisë:

„Bonusi për makinën e vjetër është një shembull tipik për efektin pozitiv të sinergjisë në Evropë. Nëse një vend aplikon bonusin për makinat e vjetra, në këtë rast Gjermania, importuesja më e madhe e automobilëve në Evropë, ky është një sinjal i rëndësishëm për të gjitha vendet që prodhojnë automobilë."

Mbrojtja e klimës do të jetë gjithashtu një temë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Në këtë drejtim synohet arritja e një qëndrimi unik evropian për në Konferencën Ndërkombëtare për Klimën, që ka rëndësi vendimtare. Kjo konferencë do të zhvillohet në fund të vitit në Kopenhagë. Kryetari i Këshillit të Ministrave të Jashtëm, ministri i Jashtëm çek Karel Schwarzenberg, u shpreh i kënaqur në lidhje me vizitën e ministres së Jashtme të SHBA-së, Hillary Clinton, një javë më parë, prej nga doli në pah, se në këtë drejtim SHBA-ja nën Presidentin Barack Obama po luhatet drejt linjës evropiane.

„Përsa i përket mbrojtjes së klimës, BE-ja gëzohet për angazhimin aktiv të SHBA-së në bisedimet ndërkombëtare dhe për bashkëpunimin me SHBA-në në përpjekjet për një marrëveshje mbarëbotërore për klimën. "

Tema të tjera të takimit të minisstrave të jashtëm do të jenë edhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, afrimi i mëtejshëm i Ballkanit në BE dhe marrëdhëniet me Bjellorusinë. Një takim i nivelit të lartë i planifikuar mes anëtareve të Komisionit të BE-së dhe qeverisë bjelloruse dështoi përpara pak ditësh. Përveç kësaj qeveria irlandeze duhet të paraqesë, se si e përfytyron rrugën drejt një referendumi të dytë në Irlandë për Marrëveshjen e Lisbonës. Marrëveshja për reformimin e BE-së tani për tani është pezulluar për shkak të refuzimit të saj në referendumin e parë popullor në Irlandë.

Autor: Christoph Hasselbach/Bruksel/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 16.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HCsZ
  • Data 16.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HCsZ