1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ministrat e jashtëm të BE ashpërsojnë sanksionet dhe kërkojnë bisedime

Në një takim në Bruksel ministrat e jashtëm të BE vendosën sanksione të reja kundër Rusisë. Megjithatë BE kërkon bisedime. Një "tryezë e rrumbullakët" do të fillojë që këtë javë.

default

Steinmeier dhe Hague në Bruksel

Bashkimi Europian do ta mbështesë fillimin e mundshëm të një dialogu kombëtar të krizës në Ukrainë. Në një takim në Bruksel ministrat e jashtëm të BE u zotuan se do të ndihmojnë kryetarin aktual të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), presidentin zviceran, Didier Burkhalter në përpjekjet për qetësimin e krizës. Burkhalter tha se një "tryezë e rrumbullakët" nën udhëheqjen e ish-ambasadorit gjerman Wolfgang Ischinger do të mund të fillojë që këtë javë. Sipas të dhënave të qeverisë gjermane takimi mund të fillojë të mërkurën.

Edhe separatistët në "tryezën e rrumbullakët"?

Nëse në tryezën e rrumbullakët është planifikuar të jenë edhe përfaqësuesit e separatistëve prorusë, kryetari i OSBE-së tha: "Ne po diskutojmë për modalitetet." Qeveria në Kiev kishte kohët e fundit shumë dyshime ndaj dialogut me përfaqësuesit e separatistëve të armatosur. Burkhalter tha se "Unë nuk mendoj se do të vijnë njerëz të armatosur."

Leiter der Münchner Sicherheitskonferenz Wolfgang Ischinger

Wolfgang Ischinger

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger do të drejtojë "tryezën e rrumbullakët"

Edhe në Moskë janë të hapur për dialog, tha Burkhalter. Eshtë shenjë e mirë që Rusia ka folur për "respektimin" dhe "njohjen" e referendumit të kontestueshëm. OSBE e vlerëson anketimin si të paligjshëm. "Referendumi është një nga ato veprime, që mund t'i komplikojë gjërat më shumë."

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se shpreson që iniciativa për një tryezë të rrumbullakët në Ukrainë mund të çojë në qetësimin e situatës. "Kryesore tani është, nëse në ditët e ardhshme do të kemi sukses me hyrjen në këtë proces", tha Steinmeier të hënën në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të BE. Steinmeier është kritik ndaj pjesëmarrjes së separatistëve në negociata.

"Ata që i kanë duart me gjak, normalisht nuk janë ata, që ulen në tavolina të rrumbullakëta", tha ai. Tani duhet të përpiqemi që të komunikojmë me personat dhe pjesëmarrësit, të cilët nuk kanë qenë fajtorë, që nuk kanë lënduar, apo vrarë njeri.

Steinmeier viziton Ukrainën

Steinmeier tha se të martën do të shkojë sërish në Kiev dhe do të vizitojë edhe jugun dhe lindjen e vendit. Me ndihmën e OSBE tani duhen "bërë përpjekje për të ndërtuar ura ndërmjet kampeve të ndryshme."

BE ashpërson sanksionet

Bashkimi Europian ka ashpërsaur sanksionet. Sipas diplomatëve të BE janë bllokuar xhirollogaritë dhe u është ndaluar hyrja edhe 13 persona të tjerë dhe janë bllokuar asetet e dy kompanive, që kanë përfituar nga aneksimi i Krimesë ukrainase nga Rusia.

Shkaku i takimit të ministrave të jashtëm të BE-së ishte organizimi i referendumit për statusin e rajoneve të Doneskut dhe Luhanskut nga separatistët e Ukrainës Lindore. BE dhe Shtetet e Bashkuara nuk e njohin rezultatin e të ashtuquajturit referendum. Kremlini bëri të ditur se Rusia e respekton vullnetin e popullit në Ukrainën lindore. Zëdhënësi i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, Dmitri Peskov, e quajti në gazetën e Moskës "Kommersant" një marrëzi absolute kërcënimin e BE dhe SHBA me sanksione me të rrepta.